LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Becchetti, i shpallur ne kerkim, shfaqet ne fushen e stadiumit Leyton Orient ne Londer

12 Gusht 2015, 15:13, Kronika CNA

Nga autoritetet shqiptare pronari i televizionit Agon Channel është shpallur në kërkim ndërkombëtar, por ai sfidon duke u shfaqur publikisht në stadiumin e klubit Leyton Orient në Londër, klub i cili është në pronësi të tij.

Becchetti kishte zbritur në fushën e blertë për të përshëndetur fansat e klubit. Ai shoqërohej nga trajneri Ian Hendon.

Sic duket nga fotot e publikuara edhe në faqen në Facebook të klubit, Becchetti duket i qeshur dhe i veshur sportiv.

Ky veprim i tij ngre pikëpyetje nëse vërtet investitori italian është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

E nëse po, atëherë kush është mbrojtësi i tij që ai i shpëton arrestimit? Pas sekuestrimit të kompanive të tij në Shqipëri, u publikua lajmi se Becchetti e kishte shitur Leyton Orient, por shfaqja e tij në stadium pohon të kundërtën.

Francesco Becchetti akuzohet për vjedhje dhe pastrim parash nga prokuroria shqiptare.

11:03 Kronika

Rruga Saraçve

Nga Edison YPIAs treqint hapa nga Selvia tek Pazari i Ri; ze...

Lajmet e fundit nga