Connect with Us

QKR-ja si torture dhe makth ndaj biznesit

Aktualitet

QKR-ja si torture dhe makth ndaj biznesit

Publikuar

-

Elvi FUNDO

QKR-ja një institucioni i cili u quajt një nga sukseset e pakontestueshme te qeverisë  Berisha , duket se po degradon dhe po kthehet në torturë dhe makth për biznesin.

Së pari, për të kryer një procedurë normale këto ditë të nxehta vere, duhet të parashikosh që do kalosh gjysmën e ditës në rradhë, në mes të vapës,  për një veprim të thjeshtë, një ekstrakt, cdo vendim tjetër apo regjistrim.

Sot në zyra të reja dhe ambiente të rikonstruktuara, pritej një shërbim më i mire dhe më pak rradhë, por në fakt ndodh krejt e kundërta. Fasada ngelet fasadë dhe shërbimi ndaj biznesit apo qytetarëve ngelet një plage e hapur që zor se do mbyllet edhe për shumë vite.

Në QKR tërheq një kupton në oren 9.00 në mëngjes dhe veprimet prit kur ti kryhesh, ne orën 12 apo 1 të mesditës. Thua se ka kaq shumë ngarkesë në punë dhe aplikime QKR? J

Në fakt sot deri në mesdite në oren 13 ishin gati 300 aplikues në pritje, për veprime të ndryshme. Ndoshta mund të ketë një rritje të numrit të bizneseve të vogla që regjistrohen pas presionit të qeverrisë, por kjo asnjëherë nuk mund të justifikojë rradhët e gjata. Rritja e numrit të aplikuesve dhe kur ka një flus të tillë, normalisht duhet të shtohen sportelet e pritjes jo te lyhen muret dhe gjithcka ti shërbeje fasadës, ndërkohë që shërbimi është përtokë, bizneset humbin orë të tërra, thjesht pritje të gjata që I rëndojnë mbi supe, atyre që mbajnë në këmbe dhe vetë shtetin me taksat e tyre.

LEXO EDHE:  Basha takime në autostradën Tiranë-Durrës/ Vizioni ynë është një biznes i çliruar

Sot në QKR, nga 9 aportele në dispozicion punon vetëm 5 prej tyre, pra nuk është thjesht cështje aplikimesh. Pra me një fluks në rritje, sic pretendojnë vetë punonjësit e QKR, ky institucion punon me gjysmën e kapacitet. Ndoshta punonjësit janë në të drejtën e tyre te shkojnë dhe pushojnë, por kur ka fluks dhe problematikë në shërbimin ndaj biznesit ata zëvendësohen me specialist të tjerë dhe mundësisht shtohen sportelet, jot ë mbyllen gjysma e tyre. Nga një kohë prej 10-20 minuta dje, sot rradhet shkojnë me orë të zgjatura. QKR punon me gjysmen e kapacitetit ndërkohë që pretendon që ka dy apo tre fishim te aplikimeve, nga ana tjetër biznesi duhet të përjetojë një makth dhe torturë që vjen nga keq menaxhimi i shërbimit ndaj biznesit, për të mos thënë me tej një mungesë e thelle respekti ndaj motorit dhe zemrës të ekonomisë ne vendin tonë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjermania dhuron 200 palë këpucë/ Kikia “bën për një lek” drejtuesit e policisë: Po një fije turpi nuk keni

Publikuar

-

Nga

Gjermania dhuron 200 palë këpucë/ Kikia “bën për një lek” drejtuesit e policisë: Po një fije turpi nuk keni

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër për lajmin se Policia Federale gjermane i ka dhuruar forcave RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë së Tiranës 200 palë këpucë.

Kikia i kërkon llogari drejtuesve të policisë dhe deklaron se është e turpshme të pranohet diçka e tillë dhe për më tepër të bëhet lajm.

Ai shtron pyetjen nëse Shqipëria është vërtet kaq e mbaruar dhe e grisur, sa as këpucë për ushtarët e policët nuk blejnë, apo bëjnë.

Po një fije turpi a nuk keni?

Kur ne u pranuam në NATO, ushtarët tanë shkonin në repart dhe merrnin atlete me vete nga shtëpia, pasi nuk kishin këpucë. Kur ne duam të hyjnë në BE, serish “opingat” na i sjellin ndihmë.

Në fakt të pranosh ndihma nuk ka gjë të keqe. Por një repart policie, mund të pranojnë ndihmë asistencën e specialistëve që nuk e kemi dot, apo paisje teknike e teknologjike, apo armatime, që sërish nuk i kemi e nuk i prodhojmë dot.

Por jo këpucë. 200 palë këpucë. Jo dreqin, se është dhe e turpshme sepse ne e bejme edhe lajm, pale.  Jemi bërë më keq se ajo familja e vobektë e lagjes, të cilës fqinjët i dërgojnë rrobat e vjetra, që nuk u vijnë më fëmijëve. E di që do të thoni:

-Po edhe ne të varfër jemi, çka se na falin ndonjë palë këpucë?

E di që jemi të varfër, por nuk duhet të ishim as kaq të varfër, as të varfër. Këpucë na sillnin edhe qëmoti, kur luftonim kundër gjermanëve, na i hidhnin anglezët me parashutë. Këpucë na sjellin edhe gjermanët sot, kur s’luftojmë me askënd. A jemi vërtet kaq të mbaruar e të grisur, sa as këpucë për ushtarët e policët nuk blejmë, apo nuk bëjmë dot?”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndihmë e pakursyer e policisë gjermane, nga plani “Marshall” te plani “Kapterr”

Publikuar

-

Nga

Ndihmë e pakursyer e policisë gjermane, nga plani "Marshall" te plani "Kapterr"

Policia Federale Gjermane i ka dhuruar njësisë speciale RENEA 200 palë këpucë shërbimi, të cilat kanë vlerën e 30 mijë eurove.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe gazetari Ylli Dylgjeri i cili përmes ironisë shkruan se angloamerikanët gjatë luftës së 2-të botërore që na hidhnin nga qielli kepucë vetëm për këmbën e majtë, janë gjermanët tashmë që gjatë luftës me kovidin po na dhurojnë nga toka 200 palë këpucë të kompletuara, të majta dhe të djathta për policinë.

Ndërkaq, ai nuk ngurron të tallet dhe me deklaratën e pasanikut, Fatmir Hysenbelliu i cili në një deklaratë për mediat është shprehur se zotëron 400 palë këpucë.

Ndihmë e pakursyer e policisë Gjermane, nga plani “Marshall” te plani “Kapterr”

Ndryshe nga angloamerikanët gjatë luftës së 2-të botërore që na hidhnin nga qielli kepucë vetëm për këmbën e majtë, janë gjermanët tashmë që gjatë luftës me kovidin po na dhurojnë nga toka 200 palë këpucë të kompletuara, të majta dhe të djathta për policinë.

Duke i falenderuar i kujtojmë dhurruesve se vetëm djali i zotit Irfan Hysenbelliu zotëron në inventarin e shtëpisë se Tij 400 palë këpucë, të të dyja këmbëve, dhe është po kaq i gatshëm tja dhurojë Renea – s bashkë me çorape.

Njeherësh i kujtojmë policisë gjermane se policia shqiptare i blen sot kapelet me tender 350 euro.

Ju faleminderit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mark Marku paralajmëron qytetarët/ Rama do tentojë të manipulojë zgjedhjet

Publikuar

-

Nga

Mark Marku sulmon Hajdarin dhe Murrizin/ Po i shërbejnë aq shumë Ramës, sa po ndëshkojnë dhe veten

Një parlajmërim të fortë ka bërë sot pedagogu Mark Marku, teksa ka qenë duke folur për politikën dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Marku pretendon se Rama do të tentojë të manipulojë zgjedhjet parlamentare, duke ndryshuar numrin e votive apo kutitë e votimit.

Mendoj se Rama po e mohon dhe ka prirje që tua mohojë qytetarëve shqiptarë të drejtën për të votuar në mënyrë demokratike në zgjedhje. Kjo shihet që tek ndryshimet në kodin zgjedhor apo përpjekjet për të kontrolluar mediat, ku gjithçka po e çon tek miqtë e vetë, edhe paranë.

Ai po bën veprimet e mundshme që të ndikojë, se manipulon dot votën në vetvete. Mund të manipulojë numrin e votave dhe kutitë e votimit. Vetë qytetarët duhet të përgatiten se ‘nuk do të ketë manipulim votash’”, deklaroi pedagogu në News 24./ CNA.al

LEXO TE PLOTE