LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kukes, mungon uji i pijshem, rrezik edhe nga depozitat ne stinen e veres

11 Gusht 2015, 15:30, Sociale CNA

Në një kohë kur qyteti i Kukësit është kthyer në ?qytetin e depozitave?, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, ekspertët e shëndetësisë i kanë bërë apel qytetarëve që të bëjnë kujdes me ndotjen që shkaktohet në këto depozita, pasi uji nuk është i rrjedhshëm dhe temperaturat e larta mund të sjellin përkeqësim të situatës.

Sipas specialistëve të Shëndetit Publik, qytetarët duhet të dezinfektojnë dhe pastrojnë këto depozita, pasi në të kundërt mund t?u shkaktohen probleme me shëndetin.

Thuajse të gjitha tarracat e pallateve në Kukës janë të mbuluara nga depozita të peshave të ndryshme, pasi uji në çezmat e konsumatorëve vjen vetëm 1 orë e 30 minuta në ditë, çka është e pamjaftueshme për kërkesën gjithnjë e në rritje për ujë të banorëve në këto ditë të nxehta gushti.

Lajmet e fundit nga