Bllokimi i lejeve të ndërtimit, Berisha: Rama rilindi 20%-shin rryshfet – CNA
Connect with us

Politikë

Bllokimi i lejeve të ndërtimit, Berisha: Rama rilindi 20%-shin rryshfet

Publikuar

-

Ish-kryeministri Berisha reagon në Facebook për vendimin e qeverisë për bllokimin e lejeve të ndërtimit në të gjithë vendin. Sipas tij, ky vendim është rilindje e 20% rryshfet për cdo leje ndërtimi në Shqipëri. Më poshtë reagimi i plotë i Berishës:
Bllokohen lejet e ndertimit por jo per pallatet mbi 6 kateshe. Ato do t’i firmose personalisht Rama!!
Te dashur miq, dje mediat njoftuan mbi vendimin e fundit te bllokimit te gjithe lejeve te ndertimit ne te gjithe Shqiperine. Te bllokosh gjithe lejet e ndertimit te privateve ne gjithe vendin ne nje kohe krize ekonomike dhe papunesie te renduar eshte nje veprim jo i mencur dhe i nxitur nga urretja apo dhe psikoza e renduar. Kjo pasi shumica e njesive te qeverisjes vendore kane planet e tyre urbanistike ne fuqi dhe ndarja e re administrative mund te detyronte bllokim te lejeve vetem ne ato nen-njesi qe nuk kane te miratuar ende planet rregulluese. Nderprerja e gjithe ndertimeve private ne gjithe vendin ne kushtet kur shumica e territorit te vendit kane plane rregulluese eshte nje veprim antikushtetues anti ligjor dhe armiqesor ndaj pronareve private qe duan te zhvillojne ne perputhje me planet e miratuara zyrtare, ndaj punesimit, ndaj biznesit dhe ndaj ekonomise dhe zhvillimit ne pergjithesi.
Mirepo sot na doli se ne fakt lejet per ndertimet mbi 6 kate mund te vazhdojne por vetem duhet te shkojne “te ngrohen” tek Edi Rama. Pra, me vendimin e djeshem jane te bllokuara te gjitha lejet qe nuk kalojne nga xhepat e Edi Rames, dhe do miratohen vec ato qe deshiron Mr. 20%shi Kjo eshte de-facto rilindje e 20% rryshfet per cdo leje ndertimi ne Shqiperi.
Me kete akt Edi Rama per hir te 20%shit shpallet edhe si kryetar i gjithe bashkive, edhe si kryeplak i gjithe fshatrave te vendit, ndonese Kushtetuta parashikon ndarje te pushteteve, pra te kunderten!! sb.

Aktualitet

Rama dënon dhunën ndaj mjekëve/ Pranon korrupsionin në shëndetësi

Publikuar

-

By

Kryeministri Rama gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me mjekë dhe drejtues të shërbimeve shëndetësore, ndonëse ka pranuar se ka korrupsion në radhët e shëndetësisë, ka dënuar dhunën ndaj bluzave të bardha.

Kreu i Qeverisë ka dënuar dhunën ndaj mjekëve, duke u shprehur se ky problem duhet të marrë fund.

“Dhuna ndaj mjekëve është një problem, që duhet të marrë fund”, ka theksuar Rama.

LEXO EDHE:  Kryetarja e PS-së së Tiranës drejt largimit?/ Zbardhen detajet e "sherrit" me Ramën

Rama pranoi se korrupsioni në shëndetësi ende ekziston, por sipas tij janë raste të izoluara.

“Këto raste të izoluara korruptive nuk duhet të përbaltin figurën e mjekut. Cënimi i sigurisë së mjekut është një sport që nuk duhet praktikuar.”-tha ndër të tjera kreu i ekzekutivit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Ylli Dylgjeri/ Përvojë ekselente për ekselentin në dështim

Publikuar

-

By

Kryeministri e dashuron idenë që të tjerët që të tjerët ta adhurojnë si arkitekt të një Shqipërie të re. Një detaj i kësaj arkitekture i propaganduar me të madhe është punësimi i ekselencës në administratë. Por në fakt si çdo gjë tjetër rilindase dhe ekselenca e punësuar në administratë ka përfunduar si flluskë sapuni dhe përsëri kemi mbetur në gjirizin e fyçkllëkut rilindas.

Po, po, punësimi i ekselencës në administratë është farsa e radhës e Kryeministrit… Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara në botë (sipas indikatorëve ndërkombëtarë). Metastazat e kancerit të korrupsionit janë shtrirë kudo në strukturën qeverisëse. Po, ku është sot “kanceri” i qeverisjes? Në Kryeministri? Ne Ministrinë e Financave? Në Ministrinë e Energjisë? Në Ministrinë e Ambientit? Në, në…etj, e me radhë… Jo! Kanceri është në mendësinë e Lidershipit “Rilindas”. Dhe kuptohet siç thuhet dhe në një teori të famshme të korporatave, çdo organizëm merr fytyrën e atij që e drejton, e gjithë qeverisja e sotme shqiptare është shndërruar në mekanizëm me mendësi korruptivo-kanceroze.

Kjo zbulohet me një krahasim të thjeshtë fare. Në një vend të korruptuar por me vullnet për të luftuar korrupsionin, institucionet që marrin më shumë se kushdo mendim e vendim ekselent janë organet e financës, kontrollit dhe auditit, apo organet të tjera të ngjashme. Ndaj edhe bota perëndimore na ftoi qysh në fillimin e viteve 2000 të mësonim mekanizmat më efikasë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në administratë e lartë. Kështu, që në vitin 2004, në Kongresin e Interpolit të zhvilluar në Hong Kong u ekspozua në praninë e mbi 2000 drejtuesve të lartë të Interpolit e Rendit, Programi i Auditit i Ekselencës, që u implemetua në këtë vend të zhvilluar të Azisë së Largët. Ishte koha e hiperkorrupsionit në këtë vend. Në këto kushte, qeverisja britanike që drejtonte dhe monitoronte tërë jetën ekonomike në Hong Kong vendosi reformimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

LEXO EDHE:  Nga Ylli Dylgjeri/ Përvojë ekselente për ekselentin në dështim

U rekrutuan 900 studentë të ekselencës dhe pas një trajnimi intesiv, morën në dorë auditin e shtetit, të gërryer nga korrupsioni galopant. Kujtojmë Hong Kongun e fund viteve 1990-2000 të drogës, prostitucionit e kriminalitetit. Ekselentëve iu dhanë grada policore dhe më pas u drejtuan për kontroll në treg dhe në administratën e korruptuar. Çdo ekselent tashmë kryente edhe detyren e oficerit të policisë gjyqësore. Kudo ku konstatohej abuzim e shkelje, bëhej Urdhri Ekzekutiv për shoqërim deri në paraburgim. Ishte kjo reformë që e nxorri Hong Kongun nga gropa e zezë, ku e kish futur politika e krimit. Ekselenca e drejtuar, për pak muaj, dha tregues emocionues në ekonomi. Standardet e vendosura e rritën autoritetin e KLSH-së, duke e bërë vendin të radhitej në Dragojt e Azisë. Por kujdes, ishte vullneti politik i drejtuesve të vendit ai që garantoi rezultatin e reformës. Me drejtësinë e vetosur dhe të kapur shqiptare, një KLSH shqiptare e reformuar sipas modelit hongongas do të dështonte. Mjafton të kujtojmë se si kryeministri po dështon edhe emërimin e thjeshtë të një kryetari KLSH-je, le më të lejojë reformimin ekselent të këtij institucioni.

Nëse i kthehemi realitetit shqiptar të drejtuar nga “rilindasit” rekrutimi sot i ekselencës së studentëve për të bërë lajm, apo fotografi me Kryeministrin, do jetë sërisht një farsë që do të tretet si kripa në ujin administratës shqiptare dhe një reformë e tillë do të dështonte. Sepse praktikisht administrimi i vendit është kthyer në një fushë të minuar. Kushdo që do të merrte guximin të kryente ndonjë hap kundër korrupsionit menjëherë do të ndeshte në minat korruptive të mbjella kudo, një mekanizëm që po i merr frymën cdo qelize të pasëmurë të këtij vendi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Thellohet skandali i lobimeve ruse të Lulzim Bashës/ Zbulohen të tjera dokumente

Publikuar

-

By

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit në prokurori, ku dëshmoi si person që ka dijeni mbi ngjarjen, në lidhje me dyshimet për kontratat e lobimit në SHBA, në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Në një dalje për mediat, ai sfidoi Prokurorinë, duke i kërkuar që të bëjë publike, letërporositë e mbërritura nga SHBA dhe Skocia, në lidhje me këto lobime.

Në përgjigje të sfidës së Lulzim Bashës, rreth mesditës së djeshme, Prokuroria e Tiranës doli me një qëndrim publik, ku deklaronte se ka prova, se PD fshehu 650 mijë $ për lobim.(lexo këtu).

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, CNA.al solli një dokument ekskluziv të siguruar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ku sipas deklarimeve të bëra nga Kompania Lobiste Muzin Capitol LLC, rezulton se: Kompania ruse Biniatta Trade LP (Kompania Ruse offshore lexo ketu) do t’i paguante STONINGTONE STRATEGIES sipas marrëveshjes 4 shuma.

Në dokument shkruhet (nënvizuar me të kuqe) Fees and Expenses pra tarifa dhe shpenzime: 150 mijë usd për çdo muaj pë një periudhë tre mujore, në 15 mars, 15 prill dhe 15 maj, në total shumën prej 450 mijë USD.

Më tej shkruhet se Biniatta do paguajë Stonington, shumën 500.000 USD si tarifë speciale deri në mbylljen e marrëveshjes në 23 mars 2017. Pra, në total 950 mijë USD.

                                           Pra, 950 mijë usd nga kompania ruse

Sot CNA.al, sjell një tjetër dokument, që është kontrata e dytë, e cila ka tre shuma nga 25 mijë dollarë, të lidhura nga PD-ja, që bëjnë gjithsej 75 mijë dollarë.

Pra, në total Lulzim Basha nuk ka firmosur as 450 mijë dollarë, as 650 mijë dollarë dhe as 950 mijë dollarë, por plot 1 milion e 25 mijë dollarë për lobim në SHBA.

Kontrata e dytë, që po publikojmë sot është dorëzuar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë në mars të vitit 2017, nga kompania “Muzin Capitol”, ndërsa kontrata e dytë, sipas shkrimit të publikuar dje, të cilin mund ta lexoni në linkun (linku) është dorëzuar në muajin nëntor .

LEXO EDHE:  “Do të pastrojmë shërbimin diplomatit nga nepotizmi”/ Rama jep lajmin e mirë për ekselentët

Sipas të dhënave zyrtare nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, janë dy kontrata, një e dorëzuar në mars dhe një në nëntor të 2017-ës.

Pra, një shumë totale 1 milion e 25 mijë dollarë. Ajo që ka thënë prokuroria dje, por edhe Basha nëpër media, janë të ndryshme nga realiteti në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

Basha në emsionin “Opinion” ka deklaruar 500 mijë USD, ndërsa prokuroria dje ka pretenduar për rreth 650 mijë USD, sipas dokumentave zyrtare të ardhura nga SHBA dhe Skocia.

                                    Në fakt, janë 1 milion e 25 mijë USD të kontraktuar.

Për këtë, prokuroria nuk ka pse vjen vërdallë, as në SHBA, as në Skoci, dhe as të presë shumë Lulzim Bashën.

Dokumentet  janë zyrtare nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Mjafton të bëjë përkthimet  zyrtare, çertifikimi dhe dokumentet janë të deklaruar nga kompania e lobimeve “Muzin Capitol” dhe mbajnë edhe firmën e Lulzim Bashës./ CNA.al

MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën

Lobimet e Bashës/ Paralajmërimi i CNA dhe zbardhja e të vërtetës

Lobimet ruse federale të Amerikës/ Bashës i ngushtohet  laku

Lobimi me para ruse/ Pse hetimi ndaj Lulzim Bashës nuk ka prapavijë politike

DASH fundos Bashën/ Çfarë dorëzuan amerikanët në prokurori për lobimet 

Skandali me lobimet ruse/ SHBA i “tërheq veshin” Bashës?

Ekskluzive-Skandali me lobimet ruse fundos Bashën?/ Konkluzionet dhe shkeljet ligjore

Skandali me lobimet ruse/ SHBA i “tërheq veshin” Bashës?

Skandali me lobimet në SHBA/ Basha në fund të karrierës?!

Ekskluzive-Skandali me lobimet ruse fundos Bashën?/ Konkluzionet dhe shkeljet ligjore

Skandali me lobimet në SHBA/ Basha në fund të karrierës?!

Arrestohet në SHBA biznesmeni turk afër Lulzim Bashës

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet08:38 - 26 Mars, 2019

Histori të panjohura/ Sekretet dhe ana e errët e jetës së princeshave arabe

Kur Sheikha Latifa, Princesha e Dubait, u largua nga vendi i saj në shkurtin e vitit të shkuar, duke hipur...

Aktualitet23:08 - 25 Mars, 2019

Trump: Prokurori Mueller veproi me ndershmëri në hetimin ndaj Rusisë

Pasi e ironizoi për muaj me radhë Prokurorin Special Robert Mueller lidhur me hetimin për mundësinë e lidhjeve me Rusinë...

Aktualitet18:49 - 25 Mars, 2019

Moti i keq shkakton dhjetra viktima dhe të plagosur në Iran

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe viktima në shtetin  e Iranit. Mësohet se...

Aktualitet19:32 - 24 Mars, 2019

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Presidenti grek kujton kushtet

Ditën e sotme shteti grek ka festuar pavarsinë e tij. Gjatë fjalës në ceremoninë e zhvilluar presidenti i Greqisë Prokopis...

Aktualitet09:03 - 24 Mars, 2019

Pas 20 vitesh/ Zyrtari i NATO-s:Bombardimi, ndjenjë dëshpërimi dhe lehtësimi

Sa herë që kujtohet fushata e sulmeve ajrore të NATO-s, e nisur më 24 mars të vitit 1999, personi i...

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Trending

Read previous post:
Merr nga llogaria e klientit 21 mije euro, arrestohet

Një bankiere në Ferizaj është arrestuar, me dyshimin se mori nga xhirollogaria e një klienti hiç më pak se 20,900...

Close