LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nard Ndoka, një këshillë “kolegut” Ilir Beqja

10 Gusht 2015, 14:58, Politikë CNA

Nard Ndoka akuzon ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, se po gabon me koncensionet dhe privatizimet.

Si ish-ministër i Shëndetësisë, Ndoka i ka dhënë një këshillë atij, duke thënë se para se të veprojë, duhet të konsultohet.

?Ministria e Shendetesise po nxitohet dhe po gabon me koncensionet e privatizimet, rasti i sherbimit te Dializes eshte specifik dhe shume delikat.

Z.Beqja besoj ka gjetur ne zyren e tij, shume projekte dhe studime per privatizim te sherbimeve ne sistemin shendetesor (sherbimin e urgjencave, sherbimin e laboratorit, sherbimin e dializes, kateringun dhe shume te tjera), projekte te pregatitura, qe ne kohen e qeverise Berisha, politika tipike te djathta. Z.Beqja kishte premtuar mirmenaxhim dhe permirsimin e cilesise se sherbimeve, nepermjet riorganizimit te sistemit, por keto sherbime jetesore per pacientet po i dorezon tek privatet nepermjet koncensioneve e privatizimeve.

Te semuret me dialize vetem para pak viteve ishin te denuar me vdekje, nga kostoja e madhe qe ka ky sherbim per nje pacient.

Politika e Ministrise se Shendetesise duhet te fokusohet te krijimi i kushteve per transplantin e veshkave (ekziston nje salle moderne dhe mjeket e specializuar), per te ulur ndjeshem numrin e pacienteve me dialize, duke i kthyer ne jete normale, por duke ulur edhe shpenzimet ne buxhet. Ky eshte menaxhim.

Nese Beqja ka ndryshuar mendim e qendrim dhe deshiron te vazhdoje me koncensione e privatizime ne sherbime, te pakten duhet te hape nje debat per radhen dhe emergjencen e tyre.

Fjala vjen, dje u vrejt rasti i mosfunksionimit te sherbimit te urgjences, u plagosen rreth 30 persona nga shperthimi tek Don Bosko, por sherbimi i urgjencave mberriti me shume vonese, i pa organizuar dhe me mangesi te theksuara ne sherbim.

Mu kujtua rasti i shperthimit te Gerdecit, kur sherbimi i urgjences ne nje kohe rekord, ju dha ndihmen mjeksore 300 te plagosurve. Ne ate kohe Beqja opozitar, deklaronte, se ambulancat nuk kishin qafore per te plagosurit!

Dje sherbimi i urgjences dhe transporti i te plagosurve u krye nga makinat e policise dhe nga vete qytetaret me makinat e tyre, sherbimi i urgjencave nuk funksionoj!

Ndaj sherbimi i urgjencave duhet te privatizohet, qe ky sherbim i urgjences te jete bashkekohor, ashtu si z.Beqja e ka ne zyre projektin e pregatitur vite me pare.

Nga ndnjenja e pergjegjesise si ish minister, i bej thirrje Z.Beqaj ne menyre publike, kujdes me koncensionet e privatizimet, kujdes me radhen e tyre, kujdes me transparencen, konsultoju shume me specialistet e fushes perpara se te realizosh ?endrrat e bukura? me koncensione!

Une jam konsoltuar me te gjithe ministrat e shendetesise para meje dhe kam perfituar shume nga keshillat dhe eksperienca e tyre, bejeni edhe Ju z.Beqja, ju garantoj se do orientoheni ne drejtimin e duhur?, shprehet Ndoka.

Lajmet e fundit nga