LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jahjaga, presidente deri ne 2021, nese Thacit i bllokohet rruga nga Specialja

10 Gusht 2015, 13:18, Kosova & Bota CNA

Atifete Jahjaga ka nisur të shpresojë se mund të jetë në krye të Shtetit deri më 2021. Mandatin e dytë po beson se mund ta fitojë nëse Hashim Thaçit i komplikohet rruga për në Presidencë si pasojë e Gjykatës Speciale. Analistët thonë se Jahjaga mbetet opsion për të qëndruar në Zyrën e Shefit të Shtetit deri më 2021.
Atifiete Jahjagës i kanë mbetur vetëm edhe tetë muaj deri në përfundim të mandatit si Presidente e Kosovës.

Jahjaga kishte marrë pozitën e Presidentes së Kosovës, pas një krize të thellë politike. Ajo ishte propozuar si zgjidhje kalimtare njëvjeçare. Mirëpo, një vendim i Gjykatës Kushtetuese, asaj ia kishte siguruar qëndrimin në Zyrën e Shefit të Shtetit për pesë vite.

Tash, Jahjaga është duke shpresuar edhe në një mandat të ri, duke besuar se Gjykata Speciale do ta heqë nga skena politike, Hashim Thaçin.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se Thaçit mund t?ia prishë planet edhe Gjykata Speciale derisa ka përmendur se lideri i PDK?së rrezikonte të mos bëhej President më 2016 edhe për shkak të kundërshtive të disa deputetëve të LDK?së.

Lajmet e fundit nga