LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thaçi, replike me Vucic: Barazimin i atyre që kryen gjenocid me ata që u mbrojtën nuk eshte njerezor

8 Gusht 2015, 14:02, Kosova & Bota CNA

Zëvendëskryeministri i Kosovës e ministër i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi përmes Facebookut i është përgjigjur kryeministrit të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka paralajmëruar se në konferencën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor në Vjenë do të propozojë që të caktohet një ditë e përbashkët e përkujtimit të viktimave në konfliktin në hapësirën e ish-Jugosllavisë.
Hashim Thaçi e ka kundërshtuar këtë propozim dhe për këtë ai ka shkruar në Facebook:

?Pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet nuk është njerëzore dhe nuk i shërben pajtimit. Pajtimi duhet t’i shërbejë së ardhmes dhe jo politikës ditore e spektakleve mediale?, ka shkruar ai.

Lajmet e fundit nga