LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosove, shifrat e papunesise mbeten mister

8 Gusht 2015, 16:30, Kosova & Bota CNA

Në një raport të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë në Kosovë është 35 për qind.

Por, përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK) i konsiderojnë shifra joreale, duke thënë se papunësia në nivel vendi është gati dy herë më e lartë se shifrat zyrtare.

Nënkryetari i BSPK-së, Alush Sejdiu në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, duke i konsideruar shifrat e ASK-së joreale, thotë se sipas hulumtimeve të kësaj sindikate, rezulton se papunësia arrin deri në 60 për qind.

?Statistika të qëndrueshme në Kosovë nuk kemi edhe për shkallën e papunësisë. Edhe nëse i referohemi statistikave të ASK-së, nëse është 35 për qind është mjaft shqetësuese sepse para një viti ka qenë 30 për qind. Do të thotë se ka rritje mbi 5 për qind”.

“Në anën tjetër sipas të gjitha hulumtimeve që ne ( BSPK) realizojmë në terren shkalla e papunësisënë Kosovë është mbi 50 për qind, mund të shkojë edhe në 60 për qind?, tha Sejdiu.

Sipas rezultateve të anketës të Fuqisë Punëtore për vitin 2014, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar shkalla e papunësisë është rritur në 35,3 për qind, nga 30 për qind sa ishte në vitin 2013.

Lajmet e fundit nga