LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot nga ishulli/Rama deklaron hapjen dhe investime per Sazanin

8 Gusht 2015, 19:08, Politikë CNA

Ishulli i Sazanit deri para pak kohësh ka qenë një zonë e ndaluar.

Por, tashmë ky ishull do të kthehet në një atraksion turistik.

Kryeministri Rama thotë se tashmë shumë vizitorë kanë nisur të shkojnë në këtë ishull, ndërkohë që ai ai do të transformohet falë një projekti të përbashkët me francezët.

?Shumë vizitorë në ditë kanë filluar të prekin tashmë nga afër Ishullin e Sazanit, një perlë e jona turistike deri më sot e pashfrytëzuar, por me potencial të jashtëzakonshëm për turizmin detar, të aventurës, historisë e peshkimit.

Ndërkohë në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë e famshme franceze të konservimit të territorit po hidhen hapat e parë për zbatimin e projektit që do ta transfomojë Sazanin në një atraksion turistik të klasit të parë duke vënë theksin tek ruajtja e vlerave natyrore dhe historike të ishullit?, shkruan Rama, që ka postuar edhe disa foto nga ishulli.1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Lajmet e fundit nga