LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj: Në 4 shtator aksion popullor

7 Gusht 2015, 11:01, Aktualitet CNA

Bashkia e Tiranës prej ditësh ka ndërmarrë aksionin për pastrimin e kryeqytetit në çdo cep, ndërsa është njoftuar aksioni qytetar me 4 shtator, ku do të finalizohet pastrimi tërësor i kryeqytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, edhe sot nëpërmjet statusit të tij Facebook, bën të ditur se puna vazhdon për pastrimin e kryeqytetit, madje e ka konsideruar si një betejë të Bashkisë së Tiranës me zhulin, e ndërsa nuk harronë të ftojë qytetarët që të bëhen pjesë e aksionit më 4 shtator.

?Faleminderit grave e burrave që po luftojnë ditë-natë në betejën me zhulin në Tiranë. Mos harro: Edhe ti në 4 Shtator! ?#?TiranaNePune ?#?LufteZhulit?, shkruan Veliaj në statusin e tij duke e shoqërua postimin me një set fotosh, ku ilustrohet pastrimi real i Tiranës.

Lajmet e fundit nga