LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA, rritet punesimi e pagat, pritet edhe shtimi i normes se interesit

7 Gusht 2015, 15:48, Kosova & Bota CNA

Norma e punësimit në SHBA ka pësuar një rritje solide gjatë muajit korrik, ndërsa pagat janë rritur gjithashtu pas një ndalimi të përkohshëm gjatë muajve të kaluar, duke sinjalizuar kështu një ekonomi të përmirësuar që mund t?i hapë dyert Rezervës Federale (Bankës Qendrore amerikane) të rrisë normën e interesit në muajin shtator.

Vendet e reja të punës, duke mos përfshirë fermerët, të vetëpunësuarit në familje apo të punësuar të organizatave jofitimprurëse, janë shtuar me 215 mijë gjatë muajit të fundit, teksa përmirësimi në fushat e ndërtimit dhe të prodhimit kanë kompensuar rënien e mëtejshme të të punësuarve në sektorin e minierave, bëri të ditur këtë të premte Departamenti i Punës. Norma e papunësisë vijon të mbetet në nivelin e 5,3%, që shënon edhe rekord në 7 vitet e fundit.

Listëpagesat e muajve maj dhe qershor, pas rishikimit kanë treguar krijimin e 14 mijë vendeve të reja të punësimit nga sa ishte raportuar më herët. Gjithashtu janë rritur edhe orët mesatare të të punuarit gjatë një jave, në 34,6 orë, duke qenë kështu norma më e lartë që prej shkurtit, ndërkohë që në muajin qershor ka qenë 34,5 orë në javë.

?Kushdo që mund të ketë menduar se Rezerva Federale do të nisë të veprojë në shtator, ky raport është mbështetësi më i duhur i kësaj tematike. Nuk mendoj se ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe në lidhje me normën e interesit, por thjesht është një tjetër hap përpara për të bërë të mundur rritjen e tij?, tha Tom Porcelli, shef i ekonomistëve amerikanë të ?RBC Capital Markets? (Tregjet e kapitalit) në Nju Jork.

Pasojë e këtij raporti është edhe ulja e indeksit të aksioneve dhe çmimeve të bonove afatshkurtra të Thesarit amerikan, ndërsa Dollari amerikan është rritur në nivelin më të lartë të dy muajve të fundit kundrejt Jenit japonez dhe është konfirmuar bindshëm ndaj Euros.

Lajmet e fundit nga