LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OKB miraton rezoluten per identifikimin e autoreve te sulmeve kimike ne Siri

7 Gusht 2015, 15:23, Kosova & Bota CNA

Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara u ka kërkuar formalisht shefit të OKB-së, Ban Ki-moon, si dhe kreut të Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike, OPCW, të përgatisin një plan dhe të nisin hetimet për të identifikuar personat që fshihen pas sulmeve me armë kimike në luftën civile të Sirisë.

Atribuimi i përgjegjësive për sulmet me gaz helmues e vdekjeprurës në Siri do t?i hapë rrugë veprimeve të mëtejshme të Këshillit 15-anëtarësh të Sigurisë.

Trupa në fjalë ka bërë të ditur gjithashtu edhe pasoja të rënda për sulme të tilla, ku mund të përfshihen edhe ndërmarrja e sanksioneve.

Rezoluta, e miratuar pasi SHBA-të dhe Rusia ranë dakord mbi tekstin përfundimtar të saj, i kërkon Ban Ki-moon, në bashkëkoordinim me kreun e OPCW-së, të dorëzojnë brenda 20 ditëve të ardhshme rekomandimet për ngritjen e një trupe hetimore ?për të identifikuar në masëm më të madhe të mundshme të individëve, entiteteve, grupeve apo qeverive? të përfshira në ndonjë sulm me armë kimike në Siri.

Lufta civile në Siri ka hyrë tashmë në vitin e saj të pestë, ndërkohë që përdorimi i armëve kimike fajësohet për vdekjen e shumë njerëzve, kryesisht civilë, në vendin e Lindjes së Mesme.

Lajmet e fundit nga