LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Durres, grabitet emigranti, i thyejne makinen

7 Gusht 2015, 16:46, Kronika CNA

Një emigrant me banim në Zvicër ka rënë pre e grabitjes. Gjatë natës së kaluar në qytetin e Durrësit, në lagjen Nr.13, 47 vjeçarit F.E., banues në Zvicër, në mjetin tip ?Benz? me targë, i kanë thyer xhamin, ku i kanë marrë 300 franga dhe dy celularë. Mësohet se i dëmtuari nuk ndodhej në makinë në momentin e ngjarjes dhe se e ka zbuluar vjedhjen, disa orë më vonë. Ai është paraqitur në polici ku dhe ka bërë denoncimin. Lidhur me këtë ngjarje uniformat blu po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lajmet e fundit nga