LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Rama deshtoi me taksat, u rikthye tek taksa e sheshte

7 Gusht 2015, 14:23, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim ne Facebook thekson se sot me kerkesen per rikthimin tek taksa e sheshte, pra modeli yne ekonomik, Fondi Monetar Nderkombetar lexon nekrologjine e antimodelit ekonomik te piktorit deshtak.

“Ai deklaroi se taksa e sheshte solli bum te ardhurash! Shqiptaret e mbajne mend se si piktori xhahil ne ekonomi beri fushaten duke vljelle vrere, urrejtje, injorance kunder takses se sheshte dhe ngritur ne qiell taksen e Marksit, taksen progresive. Pasi rrenoi dhjetera mijera vende pune, rriti me 3.8 here mjerimin ne vend, rriti me 38% papunesine e shqiptareve, bllokoi per dy vite rrogat e tyre duke bere qe sot cdo rrogetar te marre 12% me pak se dy vjet me pare, pasi largoi qindra e mijera biznese te huaja dhe shqiptare dhe 295 miliarde leke nga vendi, pasi rriti borxhin publik nga 62% ne 74%, anti modeli i tij apo modeli i takses se Marksit deshtoi plotesisht dhe u varros me kerkesen e FMN per rikthimin e takes se sheshte, takse qe u deshmua shpetimtare per ekonomine shqiptare nga recesioni ne dy mandatet e qeverise se PD!!”, shkruan Berisha.

Lajmet e fundit nga