Connect with Us

Beqaj shpjegon projektet per Shendetesine me buxhetin e ri

Sociale

Beqaj shpjegon projektet per Shendetesine me buxhetin e ri

Publikuar

-

Akti normativ i Qeverisë, i 29 korrikut, ka rritur buxhetin e Shëndetësisë me rreth 7 milionë dollarë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se ky fond do të përdoret për investime që kanë nisur, si në QSUT, por edhe për të tjera, që do të fillojnë në disa spitale nëpër rrethe.

“Një pjesë e këtyre 7 milionë dollarëve do të alokohen për të avancuar më shpejt punimet në disa kontrata, që ne i kemi të hapura. Ne kemi një kontratë për bunkerin e akseleratorit linear në QSUT, një rikonstruksion të godinës së konsultave në QSUT, kemi filluar rikonstruksionin e maternitetit të Spitalit të Gjirokastrës, po ndërtojmë Qendër Shëndetësore të re në Divjakë, po rikonstruktojmë Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve, të cilët e quajmë shpesh si ‘Poliklinika Iraniane’. Duam të avancojmë punimet këtu, madje fondet e reja janë edhe për pajisje në këto qendra, në mënyrë që pranverën e ardhshme, kur këto ndërtime apo rikonstruksione të kenë përfunduar, edhe të nisë puna me pajisjet që do të jenë aty”, u shpreh ministri Ilir Beqaj.

LEXO EDHE:  Ministri i Shendetligësisë flet pa folur: Mos u qani për 300 mijë lekë

Ministri i Shëndetësisë, Beqaj theksoi se një pjesë e këtij fondi do të shkojë për pajisje diagnostikuese për Senatoriumin e Tiranës, i cili po merr përmasat e një spitali univeristar.

“Gjithashtu duam të zgjerojmë kapacitetet diagnostikuese në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, i cili po i tejkalon përmasat e një spitali mushkërish, duke u bërë më i përgjithshëm e universitar. Deri në pranverën e ardhshme duam të vendosim një rezonancë magnetike në Spitalin Rajonal të Shkodrës, e gjithashtu të forcojmë kapacitetet me pajisje monitoruese në disa spitale të tjera rajonale”, shpjegoi më tej Ilir Beqaj.

Pajisja me aparatura bashkëkohore e spitaleve rajonale mbetet një ndër prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim që mjekëve specialistë, të cilët do të pranojnë të lidhin kontrata kundrejt shumës prej 100 mijë lekësh në muaj për të ofruar shërbim mjekësor në këto spitale, t’u krijohen edhe kushtet e përshtatshme për të punuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Diell dhe rritje temperaturash/ Surprizat e motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Kjo javë pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Sipas Shërbimit meteorologjik, deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Deri në këtë ditë, erërat heraherës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë. Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.

Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE

Sociale

E diela me diell/ Temperaturat e motit për sot lënë për të dëshiruar

Publikuar

-

Nga

Ashtu si dita e djeshme, edhe e diela pritte të jetë një ditë me diell, e vranësira të pakëta kalimtare.

Era, me drejtim verilindje-juglindje do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të ulët në dete.

Gjatë orëve të mëngjesit përgjatë zonave malore si shkak i temperaturave negative, krijohen premisat për ngrica në rrugë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -8ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 12ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 13ºC.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 9 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Kjo e dielë pritet të jetë e mbushur me shumë nervozizëm, ndaj mundohuni që të mbani veten nën kontroll, në mënyrë që të reduktoni dëmet. Mundohuni që të përqendroheni tek ndjenjat, pasi kjo do të jetë mënyra më e mirë për të kaluar çdo problem.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Për të lindurit e kësaj shenje parashikohen zhvillime pozitive, për shkak të instinktit i cili nuk do ju zhgënjejë kurrë. Ka ardhur momenti që të merrni më shumë! Kjo e dielë ju parashikon një prej shenjave më të favorizuara të horoskopit.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Është një e dielë mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do kenë mundësi që gjatë kësaj dite të zgjidhin një keqkuptim. Ndikimi i favorshëm i yjeve parashikon rikuperim energjish dhe përmirësime të ndjeshme në sferën profesionale.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Duhet të mundoheni që të keni çdo situatë nën kontroll. Sa i takon punës, parashikohet që të çoni përpara disa kërkesa të rëndësishme. Lidhur me raportin sentimental, parashikohen luhatje humori dhe keqkuptime.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Të lindurit e kësaj shenje mund ta gjejnë veten në mes të kritikave sa i takon sferës sentimentale. Nën ndikimin aspak të favorshëm të yjeve, kritike paraqitet situata edhe sa i takon sferës sentimentale.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Ju pret një e dielë e bukur, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve, sidomos sa i takon sferës profesionale. Ndërsa në raportin në çift parashikohen probleme të vogla, të cilat duhet ti menaxhoni me kujdes.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Parashikohet një ditë mjaft komplekse, e cila do të përmbyllë një cikël ditësh aspak të favorshme. Ka ardhur momenti që të kërkoni mbështetjen e personave që keni pranë. Mundohuni që të rigjeni qetësinë, pasi keni nevojë për të lënë pas shpine gjithë vështirësitë e kaluara.

LEXO EDHE:  Ministri i Shendetligësisë flet pa folur: Mos u qani për 300 mijë lekë

LEXO EDHE:  Fondacioni Mapo, projekt fitues i Ministrisë së Kulturës

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Parashikohet një ditë mjaft komplekse, e cila do të përmbyllë një cikël ditësh aspak të favorshme. Ka ardhur momenti që të kërkoni mbështetjen e personave që keni pranë. Mundohuni që të rigjeni qetësinë, pasi keni nevojë për të lënë pas shpine gjithë vështirësitë e kaluara.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Kjo e dielë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të jenë gjithë energji. Mundohuni që të gjeni zgjidhje lidhur me një problem që ju ka shqetësuar në raportin në çift.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Yjet janë mjaft të favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Do të përjetoni një ditë të qetë qoftë në sferën profesionale, familjare dhe sentimentale.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Do vijoni që të ndjeni praninë e disa yjeve që ju kanë shoqëruar gjatë gjithë javës dhe që do vijojnë të jenë prezente në fushën e ndjenjave. Bëni kujdes vetëm me financat, pasi parashikohet të ketë probleme të vogla.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Po filloni që të dilni nga një periudhë mjaft e errët, ku vetëm e diela do ju bëj që të ndiheni më mirë. Në punë, do të çoni përpara projekte të reja. Ky është pikërisht momenti ku duhet të mendoni më seriozisht për të ardhmen tuaj.

LEXO TE PLOTE