Connect with Us

Aleksis Cipras riftohet per vizite zyrtare ne Shqiperi

Politikë

Aleksis Cipras riftohet per vizite zyrtare ne Shqiperi

Publikuar

-

Ministria e Jashtme e Greqisë, njofton për një takim mes ambasadorit shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, dhe ministres së Jashtme(për Çështjet Europiane) të vendit fqinj, Sia Anagnostopoulou.

Sipas njoftimit, në takimin e mbajtur më 3 gusht, është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, për mbështetjen e Greqisë ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë.

Dervishi nga ana e vet ka përsëritur ftesën e kryeministrit shqiptar për homologun grek, Alexis Tsipras, për të vizituar Tiranën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Te Trauma u kryen 29 mijë urgjenca kirurgjikale”/ Spahia: Budallallëk i nivelit olimpik

Publikuar

-

Nga

PD ngre alarmin / Nëndrejtoresha e shkollës me Covid në ekskursion me stafin, asnjë testim për mësuesit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha sot se që prej fillimit të epidemisë te Spitali i Traumës janë kryer 29 mijë urgjenca kirurgjikale, por për këtë ka marrë disa akuza të forta nga ish-deputeti Bardh Spahia.

Demokrati e cilëson deklaratën e Manastirliut si budallallëk të nivelit optik, ndërsa pretendon se kjo shifër tejkalon çdo imagjinatë.

Sipas tij, ndërhyrjet kirurgjikale nuk kanë qenë ekskluzivitet i spitalit të Traumës, pasi thekson se kirurgjia e QSUT ka qenë krejtësisht funksionale që prej 18 Majit deri në 13 Korrik.



“Çuditë nga ministrja e Shëndetësisë nuk kanë të mbaruar! As nuk merr vesh nga kjo fushë, por as përpiqet ta kuptojë sado pak dhe lëshon budallallëqe të nivelit olimpik, si mburrja se në Spitalin e Traumës qenkan bërë prej fillimit të epidemisë 29 mijë urgjenca kirurgjikale!!!!

Mesa duket ministrja është po aq e paditur edhe në aritmetikë, sepse ajo shifër tejkalon çdo imagjinatë. Së pari është aritmetikë e thjeshtë. 29 mijë ndërhyrjet që pretendon Ogerta, nëse pjesëtohen me 6 muaj të epidemisë, del shifra 4833 (ndërhyrje në muaj). Po ta pjesëtosh në 30 ditë që ka muaji, i bie që sipas Ogertës, në Spitalin e Traumës të jenë bërë 161 ndërhyrje kirurgjikale në ditë!!!! Dhe kjo edhe në kushtet, kur ndryshe nga sa e fsheh apo nuk e di Ogerta, prej datës 18 Maj deri në 13 Korrik, kirurgjia e QSUT ka qenë krejtësisht funksionale, pra ndërhyrjet kirurgjikale nuk kanë qenë ekskluzivitet i spitalit të Traumës!!!!

LEXO EDHE:  Rama në Bavari: Marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve

LEXO EDHE:  Referendumi ne Greqi, po dhe jo ne balance, Cipras: Votoni kunder shantazheve

Ose injoranca është edhe më e madhe, nga sa mund ta imagjinojmë, ose pastaj mashtrimi është kthyer në mënyrë jetese e nuk njeh më asnjë kufi, as njerëzor e as llogjik! Abuzim dhe mashtrim, kaq kanë bërë në 7 vite sepse nuk njohin asnjë mënyrë tjetër pune! Modeli Edi Rama është fatkeqësi e kosto për shqiptarët!”, shkruan Spahia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita në Athinë dhe çaji me Erdogan/ Pollo zbulon “përpjekjet e dështuara” të Ramës

Publikuar

-

Nga

Ca fjalë për Ramën si kryetar i OSBE-së dhe për sikletet pa fund të kryetarllëkut

Ish-ministri demokrat Genc Pollo, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Athina, ku ka zhvilluar edhe një darkë pune me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Pollo deklaron se Rama bën propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë.

Ish-ministri i përmend Ramës çajin me presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe takimin në Athinë dhe deklaron se kreu i qeverisë po tenton të ndërtojë një arritje imagjinare diplomatike.



“Pas dështimit me video montazhe në vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike.

LEXO EDHE:  Referendumi ne Greqi, po dhe jo ne balance, Cipras: Votoni kunder shantazheve

LEXO EDHE:  Raul Kastro, dhurate papes nje kryq me rrema refugjatesh

I pandashëm nga propaganda e gënjeshtra Rama duket thjesht si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë. Askush nuk i ka harruar premtimet dhe zotimet e tij që e bëjnë qesharak përpara e Europës që gjithnjë e më shumë e ka mbyllur në kafazin e harresës.

Varfëria, kriza ekonomike dhe mungesa e një plani konkret për përballimin e pandemisë janë e vërteta që dhemb dhe që rëndon në kurrizin e shqiptarëve. E që nuk e zgjidhin dot shëtitjet dhe e farfuritjet diplomatike të Edi Ramës!”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kandidimin në PD nuk e refuzoi vetëm Topalli”/ Enriketa Papa: Brenda shtatorit del lista me 300 emra

Publikuar

-

Nga

“Vettingun e PD-së nuk e refuzoi vetëm Topalli”/ Enriketa Papa: Brenda shtatorit del lista me 300 emra

Anëtarja e Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve për Deputet në Partinë Demokratike, Enriketa Papa,  ka deklaruar se formularin e vetdeklarimit të selisë blu nuk e ka refuzuar vetëm Jozefina Topalli.

Në një intervitë për Report Tv, ajo u shpreh se ka patur edhe figura të tjera të Partisë Demokratike që kanë hequr dorë nga kandidimi nën siglën e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk është vetëm zonja Topalli që ka mohuar procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesve politikë të Partisë Demokratike, por ka patur edhe emra të tjerë, jo ndoshta në rangun e zonjës Topalli, por edhe të tjerë të cilët unë nuk e di cilat kanë qenë arsyet që kanë refuzuar plotësimin e formularit.

LEXO EDHE:  Referendumi ne Greqi, po dhe jo ne balance, Cipras: Votoni kunder shantazheve

LEXO EDHE:  I sapo liruar nga burgu/ Haradinaj viziton ish-komandantin e UÇK-së

Komisioni e ka kapërcyer pak afatin e 15 shtatorit edhe për shkak të diskutimeve, argumentevedhe informacioneve shtesë që ne kemi kërkuar. Komisioni është i përqendruar që të mbarojë sa më shpejt procesin edhe për shkak se motorët elektoralë janë ndezur për të gjitha palët dhe serioziteti e përkushtimi është maksimal për ta përfunduar brenda shtatorit shqyrtimin e të gjitha kandidaturave dhe dërgimin për votim në anëtarësi”, është shprehur ajo./CNA.al

 



 

 

 

 

LEXO TE PLOTE