LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prova të reja për vrasjen e Artan Santos/ Priten arrestime

6 Gusht 2015, 07:59, Aktualitet CNA

Policia është shumë afër identifikimit të dy ayutorëve që një vit më parë ekzekutuan bankierin Artan Santo në zemër të bllokut.

Gazeta ?Shqip? shkruan se grupi hetimor ka mbledhur prova të mjaftueshme për kryerjen e disa arrestimeve.

Një nga provat është gjurma e bariumit, element kimik i  fishekut që dyshohet se u është gjetur dy kushërinjve nga Fushë Kuqja, Klodian dhe Gazmir Gjozi, të cilët u kapën nga policia pak ditë pas vrasjes, por u lanë të lirë për mungesë provash.

Po ashtu grupi hetimor mësohet se ka në duar një material të zgjeruar edhe me përgjime telefonike apo ambjentale, survejime, monitorime lëvizjesh apo dëshmi.

Nga burimet policore thuhte se janë mbi 100 orë filmime të kamerave të policisë, të cilat janë ekzaminuar, ndërsa lëvizjet e motoçikletës janë të dokumentuara deri në humbjen e gjurmëve.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa thotë se janë pranë zbulimit të autorëve:

?Hetimet kanë përparuar së tepërmi.

Policia qendrore dhe ajo lokale kanë intensifikuar veprimet dhe mund të themi se jemi pranë identifikimit të autorëve të vrasjes së Artan Santos?

Me dhjetra dëshmi janë administruar në këtë dosje ku më kryesorja është ajo e shoferit të Santos dhe personave që ishin pranë vendgjarjes më 26 qershor kur dhe ndodhi krimi.

Pak ditë më parë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi se i dyshuari kryesor për vrasjen e bankierit Santo është Durim Bami, 36 vjeçari nga Fushë Kruja që u ndalua dhe më pas u la në arrest shtëpie nga gjykata me akuzën e moskalëlzimit të krimit në lidhje me skenarin e pretenduar nga Tom Doshi për eleminimin e tij nga Ilir Meta.

Lajmet e fundit nga