Connect with Us

Ministria e Financave, deklarate per zbutjen e reagimeve ndaj rishikimit te buxhetit

Ekonomi

Ministria e Financave, deklarate per zbutjen e reagimeve ndaj rishikimit te buxhetit

Publikuar

-

Pas debateve për Aktin Normativ më të fundit të qeverisë mbi rishikimin e buxhetit, Ministria e Financave është përpjekur të sqarojë, përmes një njoftimi për mediat, pikat kryesore që ndryshon ky Akt.

Ministria shpjegon se “objektivi kryesor i Aktit Normativ është akomodimi i diferencës së parashikuar në të ardhurat e buxhetit të shtetit, me kosto minimale në buxhetin e institucioneve buxhetore”. Gjithashtu, sipas MF, edhe akomodimi i ndryshimeve në buxhetin vendor, si rezultat i fillimit të efekteve të reformës së re administrativo-teritoriale, përbën një tjetër objektiv.

Të ardhurat e buxhetit të shtetit janë vlerësuar të jenë rreth 16.3 miliardë lekë më pak se parashikimi i fillimit të vitit. E rëndësishme, thotë dikasteri i Financave, është të theksojmë se ndryshimi i Aktit Normativ nuk ka ndryshuar totalin e deficitit të vitit 2015, duke ruajtur të njëjtin nivel të miratuar në fillim të vitit, në marrëveshje edhe me FMN-në.

“Shpenzimet e përgjithshme buxhetore, deri në fund të vitit 2015, parashikohet të jenë 456.4 miliardë lekë, pra 3.92% më pak se plani fillestar i parashikuar në ligjin e vitit 2015”, thekson më tej Ministria e Financave, duke reaguar ndaj debateve mbi ndryshime të konsideruara thelbësore në buxhet përmes Aktit Normativ.

“Edhe pse shpenzimet buxhetore propozohen me ulje, ajo çfarë është më e rëndësishme lidhet me faktin se buxheti real i institucioneve nuk preket, por ndërhyrja është bërë në ato zëra, ku janë evidentuar kursime, ose ku shpenzimet, ashtu siç janë parashikuar, do të rezultonin me mosrealizime në fund të vitit”. Ky është një tjetër shpjegim nga MF, e cila më poshtë përpiqet të shpjegojë disa nga zërat kryesorë të Buxhetit në raport me Aktin Normativ më të fundit të ekzekutivit:

-Shpenzimet kapitale në këtë Akt Normativ mbeten pothuajse në të njëjtat nivele, çka tregon se ekonomia është e sigurt në marrjen e stimujve të vet nga buxheti i vitit 2015. Në këtë zë janë miratuar disa rialokime, përkatësisht nga projektet e investimeve me financim të huaj (kredi) tek ato me financim të brendshëm. Kjo si pasojë e ecurisë të ngadaltë të zbatimit të projekteve me financim të huaj për vitin 2015, kryesisht në sektorin e rrugëve nacionale.

Njëkohësisht, propozohen edhe rialokime mes projekteve të investimeve me financim të brendshëm, drejt atyre me ecuri më të lartë.

Si rezultat, investimet me financim të brendshëm për ministritë e linjës dhe institucionet buxhetore rriten me rreth 5 miliardë lekë, por duhet pasur parasysh që kjo vlerë është akoma më e lartë po t’i shtojmë dhe fondet transfertë, që do të përdoren për financim investimesh, të tilla si: projekti i ndërtimit të stadiumit të ri “Loro Boriçi”, Shkodër me 1.5 miliardë lekë, fondi për zhvillimin e rajoneve me 500 milionë lekë etj;

LEXO EDHE:  Lehtësohen gjobat, por pa faturë ndëshkohesh ashpër

-Shpenzimet Operative dhe Mirëmbajtje propozohet të rialokohen brenda grupeve ose midis grupeve të ndryshme nga një artikull në një tjetër, gjithnjë brenda limiteve.  Nëpërmjet këtyre rialokimeve, janë bërë rregullime të ndryshme, të cilat lehtësojnë funksionimin dhe arritjen e objektivave të caktuara të ministrive dhe institucioneve të ndryshme buxhetore. Njëkohësisht, specifikisht për këtë vit është akomoduar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, programi “Zhvillimi i Sportit”, fondi prej 1.5 miliardë lekë në zërin “Transfertë për federatat”, i cili do të shërbejë për financimin e stadiumit të ri “Loro Boriçi” në Shkodër;

-Shpenzimet për pagesën e interesave të borxhit publik (të brendshëm dhe të huaj) propozohet të ulen me rreth 8.3 miliardë lekë. Kjo, kryesisht, si rrjedhojë e ecurisë së favorshme gjatë periudhës janar-qershor 2015 të ankandeve të letrave me vlerë të Qeverisë, si edhe si rrjedhojë e stabilitetit të kursit të këmbimit për të njëjtën periudhë;

-Shpenzimet për fondet speciale ulen me 400 milionë lekë, nga të cilat 800 milionë lekë në skemën e sigurimeve shoqërore dhe 200 milionë lekë në skemën e sigurimeve shëndetësore, kryesisht  nga kursimet që rezultojnë në këto zëra për periudhën 6-mujore. Brenda këtij zëri shtohen 600 milionë lekë në skemën e kompensimit të ish-pronarëve, rezultat kjo i rritjes së të ardhurave nga procesi i legalizimit, për të njëjtën shumë;

-Fondi për zhvillimin e rajoneve rritet me 0.4 miliardë lekë, vlerësuar si një mekanizëm efektiv për realizimin e investimeve publike në nivel rajonal;

-Zëri “shpenzime personeli” (fondi i veçantë i pagave) ulet me 960 milionë lekë;
-Si pasojë e parashikimit të mosrealizimit të të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore për 1 miliard lekë, po me këtë shumë ulen edhe shpenzimet e pushtetit vendor;

-Në zërin “shpenzime të tjera” ulen 200 milionë lekë nga pagesa e papunësisë dhe i shtohen 200 milionë lekë ndihmës ekonomike dhe paaftësisë;

-Huadhënia për energjinë reduktohet me 2 miliardë lekë, si rezultat i disbursimit me të ngadaltë se parashikimi i kredisë për këtë sektor;

-Fondet rezerve/të kontigjencës ulen me rreth 548 milionë lekë;

-Shpenzimet për sektorët prioritarë si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia nuk pësojnë ulje. Përkundrazi, rezultojnë me një rritje të qënësishme (Arsimi +1.3 miliardë lekë, Shëndetësia + 340 milionë lekë (duke përfshirë rritjen e nivelit të kontributeve), Bujqësia + 98 milionë lekë).

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Rënia e ekonomisë/ Bode: Sfidë shumë e madhe për tu rikthyer në ritmet e parakrizës

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Ridvan Bode ka folur lidhur me performimin e ekonomisë në vend këto 6 vitet e fundit. Sipas Bodes, sfida më e madhe e ekonomisë shqiptare sot është të rikthehet në ritmet e parakrizës.

“Ekonomia shqiptare e ka humbur dinamizmin e brendshëm dhe përthyen shumë shpejt zhvillimet që ndodhin në rajon dhe në botë. Ka humbur këtë që pas periudhës së krizës, nga 2009-ta. Duhet thënë se ky vit është problematik, me një ngadalësim të ekonomisë. Jemi në një situatë ku rënia ekonomike vërehet në të gjithë Eurozonën. Ekonomia shqiptare edhe në post krizë ka humbur kapacitetet për t’u rikthyer në ritmet e mëparshme.

LEXO EDHE:  Arben Ristani, sekretari i dehur që nuk paguan kuotat e partisë

LEXO EDHE:  Sherefedin Shehu/ Edi Rama nuk mësoi, ose nuk do të bëjë buxhet të vërtetë

Ne jemi shumë larg, jemi në gjysmën e nivelit të parakrizës. Unë besoj që ekonomia shqiptare kishte mundësi të bënte reformimin strukturor të ekonomisë dhe për të ndihmuar biznesin. I vetmi sektor që u reformua është ai bankar. Sistemi prodhues mbeti në pritje të zhvillimeve që nuk mund të riktheheshin. Ekonomia shqiptare ka një sfidë shumë të madhe që të pretendojë të rikthehet në ritmet e parakrizës”, u shpreh Ridvan Bode, në “A2 Business Week”.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Qeveria humbi 11.5 milionë euro nga eurobondi

Publikuar

-

Nga

eurobondi, borxhi qe duhet te paguaje Shqiperia

Kontrolli i lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar në raportin e buxhetit faktik 2018 se nga emetimi i eurobondit në vitin 2018, një pjesë e të cilit ishte blerje mbrapsht e eurobondit ekzistues të vitit 2015, qeveria ka rezultuar me humbje. Kjo pasi  kosto e blerjes mbrapsht ishte më e lartë se ajo e mbajtjes së eurobondit ekzistues, duke shkaktuar një humbje prej 11.5 milionë eurosh, sipas vlerësimit të KLSH-së.

“Emetimi i Eurobond-it gjatë vitit 2018 paraqet një detyrë komplekse për Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MFE) në drejtim të menaxhimit të procesit në vazhdimësi dhe përmbyllja e tij tregon për një realizim, duke marrë në konsideratë punën e kryer, edhe sipas vlerësimit të institucioneve ndërkombëtare”, thuhet në raport.

Gjatë vitit 2018 është realizuar emetimi i Eurobond-it në vlerën 500 milionë euro dhe në të njëjtën kohë, blerja mbrapsht e një pjese të Eurobond-it të vitit 2015 (në shumën 200 milionë euro vlerë nominale).

Emetimi i këtij transaksioni, duke siguruar një normë interesi prej 3.5% në krahasim me 5.75% të Eurobond-it të vitit 2015 vlerësohet i suksesshëm në funksion të riskut të ulur.

Megjithatë, KLSH vlerëson se transaksioni i blerjes mbrapsht të një pjese të Eurobond-it ekzistues nuk ka marrë në analizë një vendimmarrje kosto-përfitim në raport me risqet e eliminuara, si pasojë e këtyre transaksioneve.

“Nga auditimi konstatohet se analiza e kryer në lidhje me procesin e blerjen mbrapsht ka adresuar uljen e riskut të rifinancimit të Eurobond-it në vitin 2020, kur maturohet dhe në të njëjtën kohë, uljen e riskut të normës së interesit, megjithatë nuk rezulton të jetë kryer një analizë e plotë për qëllime të vendimmarrjes në lidhje me dy alternativat kryesore për financimin e nevojshëm deri në vitin 2020”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj 33-vjeçarit në Korçë, reagon Avokati i Popullit

LEXO EDHE:  Ahmetaj: 643 mijë pensionistë do të përfitojnë rritje pensioni me 4-8 mijë lekë

Në këtë mënyrë, në drejtim të kostove relevante në vendimmarrje, konstatohet se kostoja e blerjes mbrapsht rezulton më e lartë se kostoja e vazhdimit të Eurobond-it ekzistues, pasi shuma e primit të paguar prej 20.15 milionë eurosh (19.5 milionë euro primi + 0.65 milion euro shpenzimet e ndërmjetësimit) është më e lartë se kursimi që vjen nga emetimi i 200 milionë eurove, me një normë interesi më të ulët në shumën 9 milionë euro (kursim prej 4.5 milionë eurosh në vit për 2 vjet, si pasojë e diferencës ndërmjet interesit vjetor prej 11.5 milionë euro, me atë 7 milionë euro të rifinancuar), me një diferencë prej 11.15 milionë eurosh.

Për sa më sipër, KLSH vlerëson se të dy palët (MFE dhe KLSH) kanë kryer përllogaritje të ngjashme për sa u përket kostove, por MFE në observacionet e saj, duke u shprehur për risqet e larta të rifinancimit që ka Shqipëria sipas vlerësimit të saj, vlerëson se kostot e krijuara justifikojnë risqet e administruara.

Në lidhje me procedurën e përzgjedhjes së menaxherit kryesor për emetimin e Eurobond-it në vitin 2018 janë konstatuar parregullsi në drejtim të vendosjes së nënkritereve të vlerësimit pas shpalljes së kërkesës për propozimin financiar jo në përputhje të plotë me kriteret e vendosura në VKM nr. 182, datë 25.02.2015 “Për përcaktimin e procedurës për përzgjedhjen e rregulluesit kryesor (Lead Manager) dhe/ose huadhënësit për realizimin e huamarrjes me instrumente financiare në tregun e huaj”, të ndryshuar./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

610 mln euro të fshehura/ Shqipëria në prag falimenti

Publikuar

-

Nga

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka tronditur financat e vendit, pasi ka nxjerrë në pah gropën ekonomike dhe manipulimin që ka bërë qeveria shqiptare për të mbuluar borxhin real.

Mbi raportin e Buxhetin Faktik për 2018-ën, KLSH ka treguar haptazi skandalin e shthurjes financiare, e cila rrezikon që të çojë ekonominë e vendit në kolaps.
Duke dashur që të mbulojnë borxhin publik, financat kanë fshehur detyrimet e prapambetura dhe borxhet e tjera, të cilat arrijnë deri në 610 milion euro.

Skemat e ndjekura deri tani nga qeveria, kanë çuar në greminë ekonominë e vendit, duke lejuar që borxhi publik të kapë shifra alarmante.

Sipas raportit të KLSH-së, qeveria është treguar e paaftë që të paguajë detyrimet e saj, ndërkohë që financat janë dobësuar. Por edhe PPP-të, të cilat janë konsideruar si një arritje nga Rama, janë një rrezik për rrënimin e ekonomisë dhe për rritjen e borxhit publik.

Ajo që mbetet shqetësuese është fakti se nësë borxhi publik do të llogaritej në bazë të raportit të KLSH-së, atëherëe ai do të ishte 81%.

LEXO EDHE:  Ekspertët zbulojnë se motrat dhe vëllezërit më të vegjël shpenzojnë më shumë

LEXO EDHE:  Raport i Progresit të Financave: Politikat buxhetore dëmtuan rritjen ekonomike

Fshehja e borxhit real nga ana e qeverisë na kujton skenarin grek, ku financat e shtetit helen ishin dobësuar deri në kolaps, ndërkohë që shifrat e paraqitura nga qeveria tregonin një tjetër situatë.

Sa i takon detyrimeve të prapambetura, KLSH shprehet se Ministria e Financave nuk tregon shifrat e sakta, por i mbulon ato.

“Në konkluzion konstatojmë se MFE nuk ka kontroll mbi saktësinë e shumave të detyrimeve të prapambetura të krijuara, të mbartura dhe gjendjes në fund të vitit”- thuhet në raport.

Ndërkohë që në lidhje me këtë skandal, më herët reagoi dhe Partia Demokratike, ku përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, u shpreh se çdo shqiptar duhet të paguajnë 200 euro për të mbuluar borxhin e Ramës.

Sipas opozitës joparlamentare, borxhi i fshehur është një këmbanë alarmi për rrënimin e ekonomisë së vendit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE