LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirane, babai denoncon trafikimin e vajzes ne Turqi e Suedi

4 Gusht 2015, 14:16, Kronika CNA

Një burrë në kryeqytet denoncon në polici trafikimin e vajzës së tij. 59 vjeçari F.Ç., me banim në Tiranë është paraqitur ditën e djeshme në polici, duke bërë kallëzim se 19 vjeçari S.L., me banim po në kryeqytet i ka trafikuar të bijën 18 vjeçare në Turqi e më pas në Suedi. Në pretendimet e tij, 59 vjeçari pretendon se bazuar në informacionet që ka marrë, vajza është trafikuar nga 19 vjeçari. Në këto kushte nga ana e uniformave blu, ndaj tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Lajmet e fundit nga