Connect with Us

Ligj falimentimi për eurozonën?

Bota

Ligj falimentimi për eurozonën?

Publikuar

-

Realisht shtetet që nuk arrijnë të pagujnë borxhet e tyre janë të falimentuara. Por ende nuk eksziston një ligj që rregullon falimentimin shtetëror. Instituti i Ekonomisë Gjermane në Këln do ta ndryshojë këtë.

Deutschland Schuldenlast Privatleute Illustration

“Kemi nevojë për një ligj falimentimi për shtetet, sepse shembulli i Greqisë tregon qartë se nuk e kemi ende një procedurë funksionale.” Jürgen Matthes nga Instituti i Ekonomisë Gjermane e vë gishtin në plagën e debatit për “grexit” në Eurozonë. Greqia na tregon se sa e rëndësishme është që të kemi një ligj falimentimi. “Gjendja është kaq e keqe, e nuk duhej të kishte shkuar kaq larg. Sepse borxhet më të mëdha të grekëve janë tek kreditorët publikë. Kjo duhet penguar në të ardhmen.”

Shansi i një fillimi të ri

Ajo që nuk ekziston për shtetet është e mirërregulluar me ligj brenda një ekonomie. Kur një firmë për një kohë të gjatë shpenzon më shumë para se sa fiton, dihet që nuk i ka punët mirë. Vjen një moment e kreditorët e klientët e humbasin besimin. Pasoja: Falimentimi.

Pasi bëhet e qartë mungesa e likuiditetit, e merr komandën një administrator i falimentimit. Ai kujdeset që të mos ketë shumë të zhgënjyer, të plotësohen pretendimet e në rastin më të mirë gtë jendet një zgjidhje që firma të mos mbyllet e të mos dalin në rrugë punonjësit. Një model të tillë të ngjashëm Gjermania e praktikon prej vitesh edhe për persona privatë. Në rast se dikush është i mbytur në borxhe, shpallja e falimentimit privat i jep atij shansin për një fillim të ri.

Jürgen Matthes Institut der deutschen Wirtschaft KölnEksperti Jürgen Matthes

Në fund qëndron mekanizmi i shpëtimit ESM

Një procedurë e falimentimit funksionon mbi bazën e një pyetjeje: Kush e konstaton falimentimin? Jürgen Matthes e përshkruan një procedurë normale në këtë mënyrë: “Si rregull vendi shtron kërkesën tek Mekanizmi Europian i Stabilitetit, pra ombrella europiane e shpëtimit (ESM) dhe aty analizohet përballueshmëria e borxheve për vendin.” Eksperti kritikon që nuk ka një procedurë të rregullt për veprime të mëtejshme – si psh. çfarë duhet bërë nëse një vend nuk mund të kthejë më borxhet, pra kur përcaktohet zhytja e pashpresë në borxhe. Ekonomisti mendon se “kemi nevojë për një ndryshim, një mprehje të rregullores për të thënë: Tani fillon procedura e falimentimit.”

LEXO EDHE:  Euro në rënie/ Tregu i pasigurtë nga luhatjet e forta

Por në këtë rast duhet që ta konstatojë falimentimin një institucion tjetër, jo shteti i kërcënuar nga falimentimi. Si mundësi të fundit, Jürgen Matthes thekson ESM-në. Ky mekanizëm duhet të ketë mundësinë që me një “mazhorancë absolute të iniciojë procedurën e falimentimit.”

Pjesa e parë e kësaj procedure do të ishte që një vend të merrte përsipër detyrimin që për tre vite të bënte reforma, të rivendoste aftësinë konkurruese dhe të reduktonte shpenzimet. Po qe se kjo nuk funksionon atëherë do të duhej të vihej në veprim procedura e falimentimit, sipas Matthes.

Symbolbild Hilfe für Griechenland

Pengesa të tjera

Por edhe nëse arrihet që të merret miratimi për fillimin e procedurës së falimentimit, kjo nuk do të thotë që ajo do të zbatohet. Sipas ekspertit Jürgen Matthes, vendet e zhytura në borxhe sigurisht nuk do të duartrokisnin me entuziazëm nëse kjo procedurë do të bëhej gjithnjë e më shumë realitet. Këtu do të dilte një punë Herkuli për ministrat e Financave të Eurozonës: “Të marrësh miratimin e vendeve të zhytura në borxhe është sigurisht një sfidë.” Por nuk llogaritet një “Po” e prerë edhe nga vendet prosperuese të veriut europian.

Frika nga humbja e sovranitetit

Ekzitson frika se një ligj falimentimi mund të verë në gjumë politikanët joseriozë përgjegjës për buxhetin. Prandaj thotë Jürgen Matthes “duhet penguar që shtetet të marrin borxhe pa fund, sepse në fund të fundit mendojnë: vjen një moment dhe unë shpall falimentimin, pa shumë dhimbje, e kështu i heq qafe borxhet.” Por ekspertët mendojnë se një procedurë e rregulluar me ligj do të pengonte edhe marrjen pa kufi të borxheve. Këtë do ta pengonin kushtet për reforma që do vendoseshin: Sepse ato do të thonë për një shtet humbje të dukshme të sovranitetit. “Dhe kjo humbje e sovranitetit ka një çmim të lartë politik. Qeveritë nuk duan t’i futen kësaj rruge.” DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA dhe Polonia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Publikuar

-

Nga

SHBA dhe Polonia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Shtetet e Bashkuara dhe Polonia nënshkruan të shtunën një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak. Marrëveshja në kuadër të forcave të NATO-s, mundëson që forcat amerikane të kenë qasje për instalime ushtarake shtesë në Poloni.Rreth 4,500 trupa amerikane ndodhen aktualisht në Poloni dhe ky numër do të shtohet me një mijë të tjera, sipas një marrëveshje mes dy vendeve një vit më parë. Në korrik Pentagoni tha se rreth 12 mijë trupa do të largohen nga Gjermania prej të cilave 5, 600 do të stacionoheshin në vende të tjera të Evropës, përfshi Poloninë. Zhvendosja e trupave është në përputhje me kërkesën e Presidentit Donald Trump për të zvogëluar praninë ushtarake në Gjermani. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po paralajmëron udhëheqësit e Republikës Çeke, Sllovenisë dhe Austrisë se Partia Komuniste e Kinës përbën një kërcënim më të madh të sigurisë sesa ish Bashkimi Sovjetik.

Gjatë vizitës së tij në Evropë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përpoq të forconte lidhjet dypalëshe në një sërë çështjesh. Ai foli për trazirat në Bjellorusi pas zgjedhjeve të kontestuara dhe embargon e armëve ndaj Iranit. Por kërcënimi nga Partia Komuniste e Kinës dhe infrastruktura e saj e telekomunikacionit ishte temë thelbësore në takimet që zoti Pompeo zhvilloi në Evropë.

“E gjithë bota mund ta shohë qartë tani synimin që ka Partia Komuniste kineze për të përdorur infrastrukturën e telekomit për synime që asnjë sistem tjetër telekomi në botë nuk e bën. Ata po e përdorin si thellësisht të lidhur me aparatin e sigurisë së tyre kombëtare, komunitetin e inteligjencës dhe forcat e tyre ushtarake – të gjitha të dhënat.”

Kina ka hedhur poshtë paralajmërimet e zotit Pompeo, duke thënë se kudo që shkon ai, ai përhapë gjithmonë “viruse politike” dhe informacione të rreme.

Por paralajmërimet për kompaninë Huawei dhe të tjera, tashmë kanë rezultuar të frytshme. Zoti Pompeo ka nënshkruar një marrëveshje të përbashkët me Slloveninë që përjashton kompani të dyshimta nga rrjetet 5G. Eksperti Daniel Kochis me Fondacionin Heritage i tha Zërit të Amerikës se përqëndrimi i zotit Pompeo ndaj Kinës ka ndikim.

LEXO EDHE:  “Ekonomia pësoi shok në prill”/ Ahmetaj: Numrin e të papunëve do ta shohim më 21 maj

LEXO EDHE:  "Ekonomia pësoi shok në prill"/ Ahmetaj: Numrin e të papunëve do ta shohim më 21 maj

“Udhëheqja e administratës në këtë çështje në veçanti, ka ndihmuar në ndryshimin e prirjes. Mendoj se gjithnjë e më shumë vende do të bien dakord me palën amerikane në këtë çështje mbi përfshirjen kineze në gjeneratën e ardhëshme të telekomunikacionit.”

Ai thotë se tani për tani Rusia përbën kërcënim më të madh ndaj Evropës Qendrore dhe Lindore sesa Kina.



“Kina ende mbetet disi një kërcënim afatgjatë. Rusia për shkak të kërcënimit për veprime ushtarake, për shkak të propagandës, përbën kërcënimin kryesor ndaj rajonit të Evropës Qendrore.”

Ekspertja Heather A. Conley me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se vendet e Evropës Lindore po përballen me çështje më të ngutshme aktuale sesa kërcënimi nga Kina.

“Kina është një element i rëndësishmën për politikën e jashtme amerikane, por nuk mund të jetë fokusi i vetëm. Duhet të kemi një qasje më të shkathët, shumëdimensionale ndaj këtyre vendeve.”

Gjatë ndalesave në Evropë zoti Pompeo u këshillua me udhëheqësit e atyre vendeve lidhur me zhvillimet dramatike në Bjellorusi.

“Siç u shpreha në Republikën Çeke, duam që njerëzit në Bjellorusi të kenë liritë që ata po kërkojnë, që mendojnë se janë në interesin e tyre më të mirë. Ne i shikuam protestat. Bëjmë thirrje që protestat jo të dhunshme të mbrohen dhe jo të cënohen”, u shpreh kryediplomati amerikan.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha për gazetarët se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pajtohen se zgjedhet në Bjellorusi nuk ishin as të lira e as të drejta. Ai tha se BE duhe ta bëjë të qartë për udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko që t’i japë fund menjëherë dhunës dhe ndalimeve arbitrare dhe të lirojë të burgosurit e mbetur./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rëndohet bilanci i viktimave në Kosovë/ Regjistrohen 145 raste të reja me Covid

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 9 viktima si pasojë e koronavirusit dhe 145 raste të reja pozitive.

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste.



Numri i rasteve aktive është 3.924. Kujtojmë se dje Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se ka licencuar edhe nëntë laboratore tjerë për kryerjen e testeve serologjike për koronavirusin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Hapen shtëpitë publike në Berlin/ Ndalohet marrëdhëniet seksuale, lejohen vetëm masazhet erotike

Publikuar

-

Nga

Hapen shtëpitë publike në Berlin/ Ndalohet marrëdhëniet seksuale, lejohen vetëm masazhet erotike

Pas disa mujash të mbyllura për shkak të pandemisë, javen e kaluar në Berlin u hapën shtëpitë publike, por marrëdhëniet seksuale nuk lejohen ende.

Në vend të tyre, klientët që kërkojnë relaksim seksual në kryeqytetin gjerman, mund të kënaqen me masazhe erotike deri sa rregullat të zbuten sërish. Dhe nuk janë vetëm klientët ata që kanë mbetur të frustruar nga zbutja e pjesshme e rregullave. Në shtëpinë publike ku Jana punon, krevatet janë të rregulluar dhe lule të freskëta janë vendosur në vazo. Por, Jana, pret muajin e ardhshëm, kur ajo mund të ofrojë shërbim të plotë sërish…

“Unë preferoj shërbimin seksual dhe klientët e mi po ashtu”, thotë ajo.



Ndërsa pronarët e shtëpive publike thonë se kanë parë humbje me gjashtë shifra për shkak të mbylljes dhe tani, me rihapjen e pjesshme, duhet të investojnë akoma më shumë për të plotësuar kërkesat për koronavirusin.

LEXO EDHE:  “Rama po shkatërron ekonominë”/Basha i prerë nga Elbasani: Ne do t’i fitojmë zgjedhjet!

LEXO EDHE:  "Ekonomia pësoi shok në prill"/ Ahmetaj: Numrin e të papunëve do ta shohim më 21 maj

Puna e shtëpive publike është ndaluar në Berlin që nga mesi i marsit në kuadër të përpjekjeve për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit. Në korrik, dhjetëra prostituta, të armatosura me kukulla seksi që fryhen, bënë një protestë para parlamentit në Berlin duke u ankuar që kufizimet ia kishin vështirësuar jetesën. Prostitucioni është i ligjshëm në gjermani me 40 mijë punonjës seksi të regjistruar në vend, me kontrata pune dhe përfitime nga sigurimet shoqërore./CNA.al

LEXO TE PLOTE