LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Imazhe të kafshëve të rrezikuara, në fasadën e Empire State

3 Gusht 2015, 16:43, Kosova & Bota CNA

Foto të kafshëve të rrezikuara dhe një imazh i luanit Cecil u shfaqën me projektor në ndërtesën Empire State në Nju Jork mbrëmë, si pjesë e një promovimi për dokumentarin ?Racing to Extincion?, ?Gara drejt zhdukjes?.

Njerëzit e mbledhur në rrugët dhe tarracat në Manhatan për të parë imazhet përgjatë 33 kateve në ndërtesë.

Luani Cecil, i vrarë në një akt gjuetie të debatueshëm në Zimbabve nga një dentist amerikan, ishte mes disa kafshëve, imazhet e të cilëve u shfaqë në panelet e ndërtesës.

Organizatorët thanë se ishte hera e parë që zhvillohej një aktivitet i tillë dhe shpresojnë që të hapë një diskutim për zhdukjen e specieve.

Lajmet e fundit nga