LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gent Strazimiri bashkon qeveritaret me opozitaret

3 Gusht 2015, 12:26, Politikë CNA

Genti Strazimiri, deputet i PD-së, përmes një komenti në Facebook ka reaguar në lidhje me realitetin në vend, ndërsa ironizon ato që nuk e shohin si ai këtë situatë. Strazimiri i konsideron ?shkëlqesi: opozitare dhe qeveritare ata që e shohin ndryshe nga ai vendin ku jeton?ose mbase në ?shoqërinë e salloneve dhe të luksit?, është luks të thuash të vërtetën?

Postimi i Gent Strazimirit

Do të doja shumë të jetoja në vendin e ?shqetësimeve opozitare? që lexoj në gazeta, të shprehura me aq delikatesë e finesë nga ?opozitarë? që të japin përshtypjen se vijnë nga dinasti intelektuale me gjak blu; të rritur mes mazhordomësh e shërbyesish të kujdesshëm ku së bashku me qumshtin e gjirit janë mëkuar me ?etiketën e lartë e të sofistikuar??

Do të doja vërtetë që problemi dhe shqetësimi më i madh në këtë vend sot, të ishte një xhest jo aq aristokratik i opozitës në këshilla bashkiake, komision apo parlament, apo një fjali me sfond jo shumë korrekt në drejtim të një ?shkëlqesie ministre? gjatë një debati të stërzgjatur;, apo më tej akoma, prishja e humorit (veçanërisht në orën e çajit?) për shkak të një konference për shtyp të opozitës (e cila mund të ishte formuluar edhe më mirë)?
Ajme?, jetoj në vendin

? Ku tutorët e prostitutave dhe shteti janë një, dhe për këtë arsye oratoria e sofistikuar vetëm në parlament nuk e ka vendin?.

? Ku ?ekselenca? e tij Kryeministri, në parlament flet me fjalorin më të ulët të rrugës duke iu drejtuar secilës prej ?ekselencave të tyre? ministre dhe cilitdo tjetër në foltore?

? ku të gjithë e dinë se si vidhen e kush përfiton nga milionat e eurove të bukës së gojës, ditën për diell, dhe se si loti i mjerimit po hyn pa trokitur në çdo derë?

? ku ?ligji? është nocioni më i pavlerë, dhe mëkatarët që duhet ta zbatojnë janë në dorë të trafikantëve të drogës, vrasësve e fallsifikatorëve që sot janë ?përfaqësues të nderuar të popullit??

Ajme? nuk kam qëlluar me gjak blu, që të gjithë këtë realitet ta shoh nga kështjella shekullore e familjes, nën kujdesin e shërbëtorëve dhe cicërimën e zogjve e me sytë nga lëndina e pafund që rrethon ??genin aristokratik??

?Shkëlqesitë opozitarë? dhe ?shkëlqesitë qeveritarë? e shohin ndryshe nga unë vendin ku jetoj?ose mbase në ?shoqërinë e salloneve dhe të luksit?, është luks të thuash të vërtetën?

Mjerimi i shpirtit me sa duket shpërblehet me bollëk!!!

Lajmet e fundit nga