LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zvicer, 11 te lenduar nga fishekzjarret e festes kombetare

1 Gusht 2015, 13:31, Kosova & Bota CNA

Kështu ka ndodhur mbrëmë në Ettingen të kantonit Baselland, ku janë lënduar 11 persona. Ata kanë pësuar djegie dhe dëmtim të të dëgjuarit. Sipas njohurive të deritashme asnjëri prej tyre nuk bart lëndime të rënda me rrezik për jetën, bën të ditur policia e kantonit.

Aksidenti ka ndodhur në festimin e 1 Gushtit që e ka bërë një firmë vendore. Nga shkaqe ende të panjohura, fishekzjarrët kanë shpërthyer ende pa u bërë shkëputja nga gypat përkatës për shkrepje. Për pasojë, ato kanë fluturuar në mënyrë të pakontrolluar në të gjitha drejtimet, përfshirë edhe pjesën e rezervuar për shikues, njofton srf.ch.

Policia dhe prokuroria e përgjithshme janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.

 

Lajmet e fundit nga