LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Renditja e re e popujve me te lumtur ne bote, kryeson Danimarka

1 Gusht 2015, 16:29, Kosova & Bota CNA

Rezidentët e Danimarkës janë njerëzit më të kënaqur në botë me jetën e tyre, sipas Indeksit të Jetës së Mirë, të publikuar këtë javë që po mbyllet. Sipas studimit të publikuar çdo vit nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE), Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur as të hyjnë në listën e dhjetë vendeve më të lumtura të botës për të pestin vit rresht. Indeksi i Jetës së Mirë vlerësojnë 34 vendet anëtare OBZHE-së, së bashku me Brazilin dhe Federatën Ruse, mbi 22 arsye që kontribuojnë në mirëqenien tërësore përfshirë këtu të ardhurat, edukimin, strehimin, pasurinë dhe kënaqësinë. Tregu i shëndetshëm i punës është një nga faktorët kryesorë për të rritur vlerësimin e jetës. Norma e punësimit, përqindja e popullsisë në moshë për të punuar dhe që është e punësuar, është më e lartë për të 10 vendet që konsiderohen si më të lumturat e botës, krahasuar me normën mesatare të punësimit të të gjitha vendeve të tjera anëtare. Në të kundërt, vendet me treg më pak të shëndetshëm punësimi janë më pak të kënaqur me jetën. Norma e papunësisë arrinte mbi 8,5 për qind për shtatë nga 10 vendet më pak të lumtura, ndërkohë që ishte më pak se 7 për qind për 10 vendet më të lumtura. Tregjet e shëndetshme të punës jo vetëm që promovojnë siguri në punësim, por mund të kontribuojnë edhe në shëndetin mendor të punonjësve. Romina Boarini kreu i sektorit të vlerësimit të mirëqenies dhe progresit në divizionin e statistikave të OBZHE-së, thekson se papunësia dhe frika e humbjes së vendit të punës janë shkaktarët kryesorë të probleme të shëndetit mendor të punonjësve. Të ndihesh i lidhur ngushtë me komunitetin ku jeton është një tjetër faktor që ndikon në lumturinë e përgjithshme. Në nëntë prej dhjetë shteteve më të lumtura, 90 për qind e të intervistuarve kanë thënë se kanë një rrjet të mirë mbështetës, tek i cili drejtohen në rast nevoje. ?Njerëzit janë qenie sociale dhe ndjejnë kënaqësi, kur e kalojnë kohën në shoqëri?, tha Boarini. Edhe shëndeti individual kontribuon ndjeshëm në lumturinë e njerëzve dhe për vendet që raportojnë nivelin më të lartë të lumturisë, ky ishte një prej faktorëve kryesorë.

Lajmet e fundit nga