LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për Fahriun-këndezin e ish-sigurimit, Cilin dhe kllounat e tjerë

1 Gusht 2015, 11:51, Aktualitet CNA

Vera e nxehtë e këtij viti duket se ka nxehur mjaft koka. Këta janë disa kllouna që vijnë vërdallë në politikë, bëjnë analistin, ideatorin, komentatorin, pseudo liberalin, klientin, servilin dhe gjithcka që ju duhet për ti suguruar vetes mundësinë për të qenë në treg.

Mjeshtërisht përpiqen të sulmojnë, keqpërdoren deri në neveri dhe më pas përfundojnë të gjithë bashkë kur askush nuk i vlerëson më.

Aleanca e sotme, në fletushkën që shitet më pak 300 kopje, të Henri (Neim) Cilit, midis tij dhe Fahri Balliut është një tjetër shfaqe bajate që të paktën këto ditë pushimesh mund të na ishte kursyer. Mund të na kusehej një intervistë banale nga një person që ska asnjë peshë politike, përfaqëson vetëm veten e tij, gjobat e tij, mashtrimet e tij dhe klientelizmin e tij.

Faroja i përgjigjet pyetjeve vetëtimthi, si ndahet shpirti nga dashuria për Ilir Metën, sulmon dhe serviloset atje ku ka nevojë. Por,Fahri-Balliu ky ish bashkëpuntor i sigurimit me pseudonimin ?këndezi?, flet edhe për njërëz të ndryshem, për humbësa dhe fitues. Në fakt vetë ka kandiduar dy here, të dyja herët ka humbur turpshëm, dhe për më tepër ka kandiduar në një nga bastionet e PD-së. Një njeri që do meritonte cdo epitet negativ, flet për humbjen e opozitës, kur vetë është humbësi dhe një nga shakatarët e humbjes të PD-së për vite më rradhe.

Mashtrimet me biznesmenë në shuma dhjetra mijë euro, duke ju marë lekët për punë që si bëri kurrë, shfaqja e tij në publik si ?demokrat?, futja e turnjve të tij në cdo vrimë dhe skutë të pisës janë një kosto jo e vogël për PD-në. Kostoja e tij fillon përpara ?Gërdecit? dhe vazhdon edhe sot pas kaq vitësh.

Botuesi i një tjetër fletushke pa vlerë, sot gjeti hapësirë te tek liberali ?mendje ndritur? dhe ceta e tij e sejmenëve. Pra një aleancë midis Cilit dhe Fariut. Cfarë nuk ndodh në këto kohë, mund të shikosh edhe dashuri  të Faros me Genc Pollon, që dje i thoshte andart grek, spiun, kuqo laraman, dhe nuk i la soj e sorrollop pa përmendur dhe sharë. Mund të shikosh Faron tek Cili, kur dje ky i fundit për të, ishte thjesht fshatari i vogël nga Labinoti që i kishte shërbyer SHIK-ut të Gazidedes, nga i cili kishte siguruar dhe shkollën. Mund të shikosh që Fariu i vërsulet sekretarit të Përgjithshëm të PD për humbjen në Vlorë, ndërkohë humbësi  është tjetër kush, për më tepër Fariu dhe stafi i Cilit janë paguar nga PD për fushatën e kandidatit të PD në Vlorë. Mund të lexosh që Fariu të mbrojë Lulzim Bashën, ndërkohë që në fakt ky është sulmi më i madh ndaj tij, në fakt deri më sot askusht se ka bërë Bashën përgjegjës për fahri 2humbjen e zgjedhjeve locale, por gishti është drejtuar tek farminjtë e tij.

Por ajo që duhet të të kuptojmë është dicka krejt tjetër. Prej 25 vitësh, Fariu vazhdon të jetë në tregun e mashtrimeve dhe intrigave politike. Hiqet nga Ambasada Shqiptare në Maqedoni sepse shiste pashaporta. Hap një gazetë pranë PD-së mer fonde dhe vetëm vjedh. Një njeri që ndërton një pasuri kolosale pa pasur asnjë biznes, thjesht një fletushkë të pisët dhe një shtepi botuese që nuk shet asnjë libër. Lind thjesht pyetja ku I ka gjetur lekët për banesa qindar mijë euro? Ku i ka gjetur financat për makina luksozze qindra mijë euro?  Ku i gjeti financimet për shkollimin e fëmijëve në Angli që kushton po qindra mijë euro? ?Një invetim I humbur kot për mua është shkollimi i fëmijëve dhe gazeta?, deklaron rëndom Fariu.

Pra thjesht kuptojmë se kemi të bëjmë me një mashtrues dhe gjobaxhi public.

Më tej lindin disa pyetje. Si mund të flasë dhe të japë leksion një njeri që ka nisur gjithcka nga ish-sigurimi dhe servilosja pas Hekuran Isait dhe Ramiz Alisë? Sot shpallet ?I djathtë? dhe mbron Lulzim Bashën, ndoshta pa ja kërkuar kush. Si mund të flasë ?vëllai? shpirtëror i Ilir Metës,? Si mund të flasë njeriu që  kishte kapitale dhe vajzën e tij aksionere në Gërdec? A mundet te flasë dhe komentojë njeriu që sot ka sekserët e tij në doganë nga ku mer cdo muaj haracin? A mund të flasë ky njeri që ne zgjedhjet e fundit mori dhjetra mijë euro nga një kandidat? A mundet të flasë dhe japë opinion një gjobaxhi, mashtrues dhe klintelist i neveritshëm? Jo nga pamja që na ofron, pasi ajo është një lule e bukur krahasuar me të vërtetat e tij.

Ndoshta alenaca Faro ? Cili, na shërben për të kuptuar përtej një interviste. Sa shumë po lengon dhe vuan opozita, nga disa klientë të oborit të saj që fatkeqsisht po e bëjnë edhe atë pis, më shumë sesa ata janë të ndotur vetë.

Fakti që ka hapësirë të lënë bosh, për të bërë opozitarin nuk duhet të lëshuar në duart dhe mendjet e sëmura të Farinjve, këndezave të sigurimit, Neimrave të Labinonit, Cilrave me soj e sorollop, sepse kjo vetëm po e dobëson opozitën në opinion publik dhe është shërbimi më i mirë që kjo klientelë i bën qeverisë, tani ndoshta falas, megjithëse Fariu dhe Cili nuk zhgryhen kurrë falas.

Elvi FUNDO

 

Lajmet e fundit nga