LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet takimi Nishani-Nikolla, presidenti: Reformat duhen bere sipas parimeve ligjore

31 Korrik 2015, 14:21, Politikë CNA

Zbardhet takimi që Presidenti Bujar Nishani zhvilloi sot me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila shoqërohej edhe nga zëvendësministri Arbjan Mazniku.

Ashtu siç ishte lajmëruare fokusi i takimit të Kreut të Shtetit me ministren Nikolla ishte ligji i ri i Arsimit të Lartë i miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë dhe që po shqyrtohet për dekretim nga Presidenti në përputhje me kompetencat dhe tagrin e tij kushtetues.

Siç njofton Presidenca, Kreu i Shtetit vlerësoi si shumë pozitiv vullnetin dhe angazhimin e qeverisë në ndërmarrjen e reformës në Arsimin e Lartë duke u shprehur se, ?Reformat duhen bërë sipas kritereve dhe parimeve ligjore të sanksionuara në Kushtetutë si dhe duke ndjekur modelet më të mira ekzistuese.?

Bashkëbiseduesit diskutuan gjerësisht për ligjin e ri të Arsimit të Lartë duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishëm për edukimin sa më cilësor të brezave të rinj dhe me një ndikim të madh në të ardhmen e vendit.

Presidenti Nishani dhe pjesëmarrësit në takim shkëmbyen gjithashtu mendime dhe pikëpamje lidhur me vlefshmërinë ligjore dhe kushtetuese të këtij ligji, me të mirën publike dhe mbrojtjen e përfaqësimin sa më të mirë e gjithëpërfshirës të interesave të studentëve, profesorëve dhe pedagogëve shqiptarë.

Lajmet e fundit nga