Connect with Us

Gjermani, si do punësohen azilantët, përmes “kartës blu”

Aktualitet

Gjermani, si do punësohen azilantët, përmes “kartës blu”

Publikuar

-

Presidenti i Shoqatës së Shërbimeve Private Sociale (BPA), Bernd Meurer, ka propozuar që atyre që kërkojnë azil, t’u thuhet se në Gjermani ka dhe mundësi të tjera për të ardhur me rrugë legale, p.sh. për të punuar në profesione ku ka nevojë.

Sipas tij, në vende të tilla si Serbia apo Bonjë-Hercegovina niveli i shkollimit të infermierëve është i ngjashëm me atë të Gjermanisë dhe nëse dikush di edhe gjermanisht, ai mund të punësohet.

Gjithsesi, me gjithë përpjekjet e Agjencisë së Punës në periudhën 2013-2014 për punësim në profesione të tilla, ka pasur vetëm rreth 100 kërkesa. Por Ministria e Brendshme Gjermane e hedh poshtë një propozim të tillë, sepse në rastin e kërkesës për azil dhe të punësimit për nevojat e tregut të punës, kemi të bëjmë me dy fusha të ndryshme.

Punësimi bëhet përmes procedurës së “blue card” (karta blu), kurse kërkesa për azil përmes procedurave të tjera. Po ashtu, Ministria e Brendshme thekson se me ndryshimin e ligjit, sipas të cilit azilkërkuesit mund të punojnë në Gjermani pas tre muajsh qëndrimi këtu, ofrohet mundësi për punë- simin e tyre në sektorë ku ka nevojë, pra edhe si infermierë apo kujdestarë për të moshuar raporton ‘Panorama’

LEXO EDHE:  Gjermani, arrestohen 11 narkotrafikantë shqiptarë

FUSHATË NDËRGJEGJËSIMI DHE PROBLEME

Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, ofertat për punë në Gjermani nuk janë të njohura, sikurse edhe lista me rreth 100 profesione për të cilat ka nevojë. Ministria rekomandon faqen e internetit. Shoqata e Shërbimeve Private Sociale (BPA) thekson se pengesë janë shpesh edhe njohuritë e pamjaftueshme të gjermanishtes, sepse kërkohet niveli B2, ndërkohë që mungojnë ofertat për kurse gjuhe nga pala gjermane.

E vështirë është edhe procedura e njohjes së diplomave, sepse shpesh kërkohet që para se dikush të fillojë punë, të bëjë një praktikë, ngaqë autoritet gjermane kërkojnë të njëjtat emërtime profesionesh si në Gjermani, pra nëse dikush është infermier, kjo nuk mjafton për të punuar si kujdestar në azil për të moshuar, sepse në Gjermani ka një shkollim të posaçëm profesional: kujdestar për të moshuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Nuk ka kontribuar për partinë që nga 2013”/ Topi “shkund” Bashën: Ka menduar për interesa personale

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti Bamir Topi ka qenë i ashpër sa i takon drejtimit të opozitës nga Lulzim Basha dhe vendimit të tij për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Në një intervistë për Top Talk, Topi deklaron se që nga viti 2013, Lulzim Basha nuk ka punuar dhe shërbyer për të ardhmen e partisë, por thjesht për interesa personale.

Duke folur për situatën politike në vendin tonë, Topi tha se Kuvendi është vendi ku përzjehen ujërat mes partive politike.



Ka kaluar shumë vite në opozitë dhe nuk ka pasur asnjë hapësirë për ta vendosur Berishën para drejtësisë.

Nuk është një grup I vjetër mëkatarësh, por janë shtuar jo vetëm në krahiun e djathtë por edhe në krahun e majtë. Atje ku është tempulli, përzjehen ujrat dhe e thënë në mënyrë metaforike, sepse nga pikëpamja e drejtpërdrejtë edhe dikriminalizimi vërteton këtë gjë.

Ai që është projektuar në 2013 ka qenë pararendëse që unë personalisht e kam menduar. Ai ishte një krijesë artificiale dhe pa asnjë kontribut në PD. Basha ka shërbyer jo të natyrës politike por për interesa private. Unë nuk e njoh sot Sali Berishën, në rast se do kishte një studim  do e kishim të vështirë të gjenim një koherencë të deklaratave politike në Shqipëri”, tha Topi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Akuzohet për falsifikim dokumentesh/ Klodiana Lala zbardh vendimin e Gjykatës së Lartë për Luan Dacin

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Lartë ka vendosur ditën e sotme mospranimin e rekursit për ish anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci.

Daci është cilësuar fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Ai nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.

LEXO EDHE:  Varianti i ri i Covid mbërrin në Kosovë/ Regjistrohen 3 rastet e para

LEXO EDHE:  Arrin në 130 numri i të viktimave në Gjermani/ Steinmeier: Fati juaj na dhëmb në zemër



Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se ditën e sotme nga Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për Luan Dacin, duke lënë në fuqi dënimin e tij.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi, ndërsa tashmë KPA duhet të nisë procedurat për largimin e tij si anëtar i këtij institucioni./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitja e biznesmenit nga “policët”/ Albert Dërvishi: Ne nuk hyjmë si hajdutë në banesa

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dërvishi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News 24’ u ndal gjerësisht te ngjarja e rëndë në Nikël të Krujës, ku një biznesmen u dhunua dhe u grabit nga persona ende të paidentifikuar në banesën e tij.

Në punë tonë të përditshme disa zona policore i kemi në fokus të veçantë, siç është Nikla. për këtë masë janë marrë masa nga policia e Shtetit dhe janë zhvilluar operacione, një pjesë e të cilave janë bërë të ditura ose një pjesë është në zhvillim. Këtë vit kemi caktuar një grup të posaçëm për komisariatin në Krujë, sidomos në këtë zonë. Ka disa mënyra që autorët përdorin për të realizuar një aktivitet kriminal

Një prej tyre është se prezantohen si punonjës policie. Po kjo nuk do të thotë që të hidhen hije dyshimi mbi punonjës policie. Për këtë rast po punohet intensivisht. Të shpresojmë që lajmin ta marrim sa më shpejt të jetë e mundur. Uniforma, ose copa me të cilën policia prodhon kostumet e stërvitjes ka edhe në pazar. Nuk është e vështirë që një rrobaqepës t’i përshtat. Apo dhe kapele të tilla ka dhe në Pazar. Ngjarje të tilla, me pasojë ose pa pasoja, si qartëson njerëzit e dëmtuar që të vërejnë me imtësi që uniforma është ajo apo e imituar. Po të dëgjoni dëshminë e të dëmtuarit, ai ka pasur dyshime se ata nuk ishin policë. Policia nuk hyn si hajdutë në banesa”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  SPAK “godet” me çudinë e radhës/ Harron në burg për 8 ditë të ekstraduarin nga Gjermania

LEXO EDHE:  “Hallit për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani po i vjen fundi”/ Rama jep lajmin e rëndësishëm



Ai është ndalur më tej te vrasja e biznesmenit në Fier, Demir Backa, Dervishi tha se për këtë ngjarje po punohet me intensitet, shkruan BË.

Edhe për këtë ngjarje po punohet me intensitet. Deri tani janë grumbulluar disa fakte, informacione interesante që me siguri do të hedhin dritë në drejtim të zbardhjes së kësaj ngjarje. Ajo që dua të shtoj është se ngjarje të tilla nuk është se ndodhin për herë të parë, jo për të justifikuar në opinionin publik. Pasi ne kemi përgjegjësinë në rastin më të mirë të parandalimit, dhe të zbulimit dhe vënies para drejtësisë të autorëve. Këto ngjarje të tilla nuk e kanë cënuar situatën e kriminalitetit dhe të kenë vënë në dyshim efektivitetin e strukturave policore. Edhe në lëvizjet e fundit që ka bërë drejtori i ri i Policisë së Shtetit, kanë marrë impuls të ri pune për të vijuar punën. Ne nuk flemë mbi dafina. Dy janë figurat e krimit që kemi evidentuar në këtë 9 mujor, dhuna në familje dhe krimi kibernetik”, theksoi ai.

LEXO TE PLOTE