LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati i Popullit, letër 3 institucioneve për familjet rome në Unazën e Madhe

31 Korrik 2015, 08:21, Aktualitet CNA

Avokati i Popullit, Igli Totozani, përmes një letre drejtuar Bashkisë së Tiranës, IKMT-së dhe ALUIZNI-t, u ka bërë thirrje këtyre institucioneve të kenë parasysh 9 familjet rome që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Në letër, Avokati i Popullit kërkon që të ?verifikohen të gjitha praktikat për ndërhyrjet në familjet rome? dhe ?të merren masa për trajtimin ligjor të këtyre familjeve?.

?Të ndërpriten të gjitha veprimet deri në një vendimmarrje të Bashkisë së Tiranës?, lexohet në letrën e Avokatit të Popullit drejtuar Bashkisë, IKMT-së dhe ALUIZNI-t.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur një hetim për zbatimin e procedurave ligjore për prishjen e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, pas ankesave të këtyre familjeve. Ata kanë ngritur pretendimet se 9 familje të komunitetit rom janë njoftuar vetëm verbalisht nga ana e punonjësve të IKMT-së për prishjen e banesave të tyre dhe nuk kanë marrë asnjë vendim të shkruar me afate konkrete për t?u larguar nga shtëpitë.

Përfaqësuesit e këtyre familjeve ngrenë pretendimin se disponojnë dokumentacion, i cili vërteton se banesat e tyre janë ndërtime ekzistuese, para gushtit të vitit 1991.

Lajmet e fundit nga