LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Ekonomia ka ndjekur trend pozitiv, BE na ka dhënë mbështetje të madhe financiare

30 Korrik 2015, 10:59, Aktualitet CNA

 Në prag të përfundimit të sezonit politik, kryeministri Edi Rama ka mbajtur  një konferencë për shtyp me gazetarët.

Në fokus të këtij takimi ka qenë ekonomia, e cila sipas tij ka ndjekur trendin pozitiv, duke qëndruar në harmoni me parashikimet e programit të hartuar me FMN-në dhe Bankën Botërore.

?Deri në fund të 2014 kemi një rritje të konsiderueshme të depozitave në bankat tregtare me 240 milionë më tepër sesa një vit më parë. Stabilizimi dhe mbajtja në kontroll e borxhit të jashtëm përbën një tjetër hap në kapërcimin e një situate kaosi në llogaritë e shtetit dhe të një momenti paparashikueshmërisht të lartë?, tha Rama.

Gjithashtu kreu i qeverisë theksoi se, jemi në kushte të një ndryshimi të një modeli ekonomik. ?Nga njëra anë kemi rritje të ekonomisë dhe nga ana tjetër kemi një rritje të ardhurave që reflekton rritjen e strukturës së ekonomisë me rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rritje të importit të makinerive. Gjë që të lë të kuptosh se e gjithë sipërmarrja po investon tashmë për linja prodhuese dhe përpunuese?, tha Rama.

 

Lajmet e fundit nga