LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Julian Deda: Dy gisht kartë për Erin

30 Korrik 2015, 18:10, Aktualitet CNA

Aktori i njohur, Julian Deda ka komentuar në Facebook pas betimit të Erion Veliajt si kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës. Deda e ka gjykuar si të pakuptimtë largimin e këshilltarëve të djathtë nga salla, pasi sipas tij, duhet me profesionalizëm që opozita të jetë bashkëpunuese në emër të qytetarëve.

Aktori shkruan më tej se Veliaj, tashmë në karriken e kryebashkiakut, nuk duhet të harrojë premtimet që ka bërë gjatë fushatës. Ai ironizon duke e cilësuar Veliajn si vegël të Ramës, ndërkaq, sipas Dedës ka ardhur koha që në krye të Tiranës të jetë një administrator i mirë.

Julian Deda nuk ka harruar të përmend këshilltarët e majtë, të cilët duhet të meritojnë votat e qytetarëve duke mos u bërë palë më shkatërrimin.

Në mbyllje të postimit, Deda bën thirrje për gjithë kryeqytetasit që të reagojnë pa frikë , pasi ata që janë në drejtimin e Tiranës duhet të japing llogari për cdo premtim të pambajtur.

 

Lajmet e fundit nga