LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e 21 vjecarit shqiptar/ Mediat greke: Danieli kishte lidhje me një grua të martuar

29 Korrik 2015, 10:04, Aktualitet CNA

Një lidhje dashurie më një grua të martuar nga Korça dyshohet se fshihet pas vrasjes makabre të 21-vjeçarit fierak Daniel Xhafa, trupi i pjatë iu të cilit u gjet i djegur në pyjet e një fshati pranë Larisës në Greqi.

Një i afërm i viktimës i tronditur nga kjo ngjarje  tregon për  televizonin A1 Report atë çka di për ekzekutimin barbar të 21-vjeçarit dhe motivet duke akuzuar si autor të këtij krimit, bashkëshortin e gruas korçare, i cili kishte zbuluar lidhjen mes tyre.

?Daniel Xhafa pasi kishte shkuar në Greqi kishte nisur një lidhje dashurie me një grua të martuar , nënë e tre fëmijëve e cila është nga Korça. Lidhja mes tyre kishte pasur probleme dhe i riu kishte kërkuar të ndahej, kërkesë që refuzohej nga gruaja. Ka qenë bashkëshorti i gruas nga Korça, i cili ka gjetur në telefonin e gruas së tij mesazhit që ajo kishte shkëmbyer me 21-vjeçarin Xhafa.

Pas kësaj ai kishte kërkuar takim me Daniel Xhafën dhe pasi e ka marrë në makinë e ka dërguar në një zonë të pyllëzuar të Larisës. Aty me ndihmën e një bashkëpunëtori e ka dhunuar barbarisht, e ka goditur disa herë me thikë deri sa i ka shkaktuar vdekjen. Më pas autorët për të humbur gjurmët e kanë djegur trupin e viktimës?,  rrëfen ai për A1 Report.

Lajmet e fundit nga