LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike, arrestohen 2 persona në Durrës

29 Korrik 2015, 10:22, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi janë kapur me lëndë narkotike.   Specialistët për Narkotikët pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës,arrestuan në flagrancë shtetasit Lavdosh Demrozi  dhe Klajdi Arapi.

Gjithashtu, filloi proçedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit K.B.23 vjeç,banues në Kavajë,pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Golf AA925 HF në pronësi të shtetasit K.B. ju gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 10 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva; mjeti tip Golf AA925 HF,në pronësi të shtetasit K.B.; mjeti tip benz me targa AA 010 EB në pronësi të shtetasit Klajdi Arapi.

Lajmet e fundit nga