Connect with Us

Kaluan ilegalisht kufirin, policia e Kosoves arreston tre shtetas shqiptare

Kronika

Kaluan ilegalisht kufirin, policia e Kosoves arreston tre shtetas shqiptare

Publikuar

-

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës meqë kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë

Dy janë meshkuj dhe janë arrestuar në fshatin Rapqe në Dragash e një tjetër është femër dhe është arrestuar në fshatin Lugbunar në Gjakovë.

Policia raporton se të arrestuarit në Dragash, shtetas të Shqipërisë, kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Ndokës dhe Çukos / Deputeti i majtë del kundër Ramës

Ndërsa e arrestuara në Gjakovë, që ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës, pas verifikimit është konstatuar se të dyshuarës i është shqiptuar masa e largimit në vitin 2014 dhe ndalimin e hyrjes në RKS për dy vjet.

E dyshuara është dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Qafë Thanë/ Si u zbulua nga skaneri

Publikuar

-

Nga

13 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në Doganën e Qafë Thanës.

Raportohet se paratë i janë gjetur shtetasit me inicialet I.C nga Rumania.

Ky person paratë i kishte në çantën e dore, konkretisht 13.350 EUR.

Njoftimi:

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Doganën e Qafë Thanës



Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave te Kalimit Kufitar, strukturat e Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎ndaj udhëtarëve në hyrje/dalje të Pikave të Kalimit Kufitar të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Grupeve Operacionale të Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat Degës Doganore Qafë Thanë, dhe të Policisë Kufitare, u ‎ndalua shtetasi I.C. me shtetësi rumune, të cilit pas kontollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 EUR.

LEXO EDHE:  Boston/ Arrestohen 11 persona të armatosur pas një përballjeje me policinë

LEXO EDHE:  Rekrutonin vajza për prostitucion/ Shkatërrohet grupi kriminal

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve të cilët kalojnë në P.K.K. të R.SH. për detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlere, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, te cilat jane me vlere me te madhe se 10.000 EUR.

Informacion më të detajuar, në lidhje me detyrimin për deklarim të vlerave monetare mbi 10.000 EUR, i gjeni në faqen e internetit të doganës:  www.dogana.gov.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitja e biznesmenit nga “policët”/ Albert Dërvishi: Ne nuk hyjmë si hajdutë në banesa

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dërvishi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News 24’ u ndal gjerësisht te ngjarja e rëndë në Nikël të Krujës, ku një biznesmen u dhunua dhe u grabit nga persona ende të paidentifikuar në banesën e tij.

Në punë tonë të përditshme disa zona policore i kemi në fokus të veçantë, siç është Nikla. për këtë masë janë marrë masa nga policia e Shtetit dhe janë zhvilluar operacione, një pjesë e të cilave janë bërë të ditura ose një pjesë është në zhvillim. Këtë vit kemi caktuar një grup të posaçëm për komisariatin në Krujë, sidomos në këtë zonë. Ka disa mënyra që autorët përdorin për të realizuar një aktivitet kriminal

Një prej tyre është se prezantohen si punonjës policie. Po kjo nuk do të thotë që të hidhen hije dyshimi mbi punonjës policie. Për këtë rast po punohet intensivisht. Të shpresojmë që lajmin ta marrim sa më shpejt të jetë e mundur. Uniforma, ose copa me të cilën policia prodhon kostumet e stërvitjes ka edhe në pazar. Nuk është e vështirë që një rrobaqepës t’i përshtat. Apo dhe kapele të tilla ka dhe në Pazar. Ngjarje të tilla, me pasojë ose pa pasoja, si qartëson njerëzit e dëmtuar që të vërejnë me imtësi që uniforma është ajo apo e imituar. Po të dëgjoni dëshminë e të dëmtuarit, ai ka pasur dyshime se ata nuk ishin policë. Policia nuk hyn si hajdutë në banesa”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ 920 të infektuar dhe 28 viktima gjatë 24 orëve të fundit

LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ 920 të infektuar dhe 28 viktima gjatë 24 orëve të fundit



Ai është ndalur më tej te vrasja e biznesmenit në Fier, Demir Backa, Dervishi tha se për këtë ngjarje po punohet me intensitet, shkruan BË.

Edhe për këtë ngjarje po punohet me intensitet. Deri tani janë grumbulluar disa fakte, informacione interesante që me siguri do të hedhin dritë në drejtim të zbardhjes së kësaj ngjarje. Ajo që dua të shtoj është se ngjarje të tilla nuk është se ndodhin për herë të parë, jo për të justifikuar në opinionin publik. Pasi ne kemi përgjegjësinë në rastin më të mirë të parandalimit, dhe të zbulimit dhe vënies para drejtësisë të autorëve. Këto ngjarje të tilla nuk e kanë cënuar situatën e kriminalitetit dhe të kenë vënë në dyshim efektivitetin e strukturave policore. Edhe në lëvizjet e fundit që ka bërë drejtori i ri i Policisë së Shtetit, kanë marrë impuls të ri pune për të vijuar punën. Ne nuk flemë mbi dafina. Dy janë figurat e krimit që kemi evidentuar në këtë 9 mujor, dhuna në familje dhe krimi kibernetik”, theksoi ai.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Biznesmeni u ekzekutua në sy të djalit/ Detaje të rëndë nga atentati në Fier

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Djali i biznesmenit Demir Backa , ka qenë i pranishëm në kohën që është ekzekutuar babai i tij.

Ai ka mundur të shohë autorët nga afër dhe në bazë të dëshmisë së tij pritet të zbardhet edhe ngjarja.

Demir Backa u qëllua në mjetin e tij në parkingun e një qendre tregtare, në orën 20:40 min.

Sipas MCN, në çastet e para, para ekzekutimit, njëri prej autorëve, i pamaskuar, mësohet të ketë komunikuar me djalin e viktimës.



Autorët e vrasjes kanë ndaluar fare pranë viktimës duke qëlluar me breshëri automatiku nga të dy krahët, për të qenë të sigurt se objektivi ishte eliminuar.

LEXO EDHE:  Situata pandemike në Kosovë/ Bie numri i viktimave, ja sa raste pozitive janë shënuar

LEXO EDHE:  Gazetari thirrje të fortë Prokurorisë/ Nisni hetimin për Ramën

Djali i viktimës, dëshmitar okular në vendngjarje, ka kërkuar nga autorët që ta vrisnin dhe atë, por njëri prej tyre i është përgjigjur se ishin aty vetëm për Demir Backën.

Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia tha se personat e dyshuar për këtë eliminim fizik të një prej biznesmenëve më të njohur të Fierit, ishin vravës me pagesë.

Autorët janë disa dhe për njërin prej tyre po punohet me identikitin, falë dhe dëshmisë së djalit të viktimës./CNA.al

LEXO TE PLOTE