LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Halimi: PD me platforme te plote per reformen ne Drejtesi e pavaresine e institucioneve

29 Korrik 2015, 13:27, Politikë CNA

Deputeti demokrat Eduard Halimi informoi se sot pati një takim të anëtarëve të komisionit të opozitës për reformën në drejtësi, së bashku me të gjithë ekspertët e Partisë Demokratike pranë këtij komisioni për të filluar një punë intensive, e cila do të vijojë gjatë gjithë muajit gusht në mënyrë që në mbledhjen e parë të muajit shtator, që do të zhvillojë komisioni për reformën në drejtësi. Duke folur nga Kryesia e Kuvendit, ai tha se Partia Demokratike do të dalë me një platformë të plotë të qartë lidhur me reformën në drejtësi si një reformë jetike, e cila do të fokusohet në forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe në forcimin e luftës ndaj korrupsionit në drejtësi për të larguar gjyqtarët dhe prokurorët e paaftë dhe të korruptuar nga sistemi. Sipas tij, është një punë, e cila do të vijojë gjatë gjithë muajit gusht dhe do të ketë një platformë të qartë dhe të plotë në mënyrë që procesi të vijojë thellësisht funksional dhe një proces eficent. ?Sot ishte takimi i parë i ekspertëve me anëtarët e komisionit duke u ndarë të gjitha detyrat dhe u ndanë të gjithë punët sipas fushës .U bë një analizë e parë e të gjithë dokumentave të përcjellë nga komisioni i reformës në drejtësi dhe duke filluar nga ditët në vijim do të vazhdohet me punë intensive në të gjithë muajin gusht për të hartuar një strategji të plotë dhe eficente?, u shpreh Halimi. Sipas tij punë e cila është kryer nga komisioni i reformës në drejtësi deri tani është një dokument analitik  i cili është dorëzuar dhe është bërë publik para disa javësh dhe një strategji e cila para pak ditësh i është vënë në dispozicion. Deputeti demokrat tha se është një punë paraprake, ku ekspertët dhe anëtarë të komisionit do të shohin me hollësi për të parë nëse kjo analizë ështëe plotë, për të parë nëse kjo akt-strategji dhe kjo zgjidhje janë të plota eficente dhe shkojnë drejt standarteve më të mira evropiane. Ai bëri me dije se ekspertët aktualë të komisionit të refromës në drejtësi kanë paraqitur tre dokumenta, të cilat do të kenë trajtim edhe në mbledhjen e nesërme të komisionit të reformës në drejtësi por që ekspertëve të PD me vendimin e javës së kaluar të komisionit do ti bashkangjiten dhe emrave të grupit të ekspertëve të nivelit të lartë dhe puna do të vazhdojë në mënyrë të përbashkët me ekspertët e PD. I pyetur nëse pas analizës do të ketë ndërhyrje të thellë në Kushtetutë lidhur me institucionet e drejtësisë, ai tha se është një dokument që është bërë publik dhe që parashikon disa ndërhyrje në Kushtetutë por që këto ndërhyrje akoma nuk janë bërë publike por që nuk janë zgjidhje kokrete dhe që do të njihemi në punën e komisionit. Nga ana tjetër, Halimi sqaroi se PD po përgatit edhe draftin e saj të ndryshimeve kushtetuese edhe draftin e saj të ndryshimeve ligjore, një platformë të plotë. Lidhur me ndryshimet e mundshme në Kushtetutë, deputeti demokrat deklaroi se një vit më parë kryetari i PD ka bërë një prezantim të një platforme edhe për ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të shkojnë në drejtimin e forcimit të institucioneve, në forcimin e pavarësisë dhe të luftës ndaj korrupsionit. ?Ndryshime kushtetuese, të cilët bazohen në rekomandimet e progres raporteve gjatë këtyre viteve dhe në rekomandimet e institucioneve të tjera ndërkombëtare. PD ka kërkuar prej kohësh që çdo ndryshim në Kushtetutë apo ligje të tjera duhet të vijnë nga ekspertiza ndërkombëtare, një kërkesë e PD e cila është formuluar në takime të nivelit të lartë me zotin Fyle një vit më parë dhe pastaj është përforcuar nga kryetari i PD, ndërhyrje të cilat duhet të vijnë vetëm përsa i përket standardeve europiane?, tha Halimi. Përsa i përket rishikimit të pozicionit të ministrit të Drejtësisë në lidhje me fillimin e procedimit disiplinor, në lidhje me reformimin e KLD , në lidhje me reformimin e Gjykatës së Lartë dhe të institucioneve të tjera por që duhet të vijnë sipas modeleve më të mira europiane. Sipas tij, Komisioni i Venecias që do të japë mendimin e vet, do të jetë ekspertiza ndërkombëtare që do të japë opinionin e vet lidhur me zgjidhjen për reformën në drejtësi dhe për procesin që do të vijojë në mënyrë normale në muajt në vijim.

Lajmet e fundit nga