Connect with Us

Vetevendosje kundershton Gjykaten Speciale, iu del ne mbrojtje deputeteve rebele

Kosova & Rajoni

Vetevendosje kundershton Gjykaten Speciale, iu del ne mbrojtje deputeteve rebele

Publikuar

-

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar riprocedimin e ndryshimeve Kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Sipas kësaj partie, rivotimi i ndryshimeve kushtetuese është cenim i votës së lirë të deputetëve.

 

Cilado tendencë e Ekzekutivit për ta riproceduar dhe rivotuar këtë Amendament është shkelje e papranueshme e parimit bazë të demokracisë dhe ndarjes së pushteteve. Kjo e rrezikon pakthyeshmërisht integritetin institucional të vendit dhe fuqinë e vendimeve të organit më të lartë legjislativ në vend, Kuvendit. Njëkohësisht paraqet shkelje të votës së lirë të deputetëve.

Kundërshtimi i themelimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar përmes këtij Amendamenti kushtetues është i drejtë, legjitim dhe në mbrojtje të drejtësisë universale dhe sovranitetit të Republikës e integritetit institucional të saj. Një mbrojtje e tillë e integritetit institucional dhe parimeve universale karshi drejtësisë selektive është detyrë e secilit deputet pavarësisht subjektit që i përket a qëndrimit të tyre politik karshi çështjes. Aq më tepër bëhet e rëndësishme në këtë kohë të shpërfilljes flagrante që Ekzekutivi po ia bën autonomisë së Legjislativit dhe vendimeve të tij”, thuhet mes te tjerash ne reagimin e Vetevendosjes.

LEXO EDHE:  Kushtetuta ka mangësi/Duhet të pësojë ndryshime

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Gjashtë viktima nga Covid në 24 orët e fundit në shtetin fqinj/ Rritet numri i rasteve të reja

Publikuar

-

Nga

Gjashtë viktima nga Covid në 24 orët e fundit në shtetin fqinj/ Rritet numri i rasteve të reja

Vijojnë të jenë shqetësuese shifrat e viktimave dhe të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja me Covid-19. Viktimat janë dy nga Shkupi, një nga Kumanova, dy pacientë nga Struga dhe një nga Gostivari.

LEXO EDHE:  Vetëvendosja në zgjedhjet e rradhës në Shqipëri?/Ja çfarë deklaron Albin Kurti

LEXO EDHE:  Marrëveshja detare me Greqinë/ Reagon Ilir Meta

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në vendin fqinj që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 8.111 individë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Hoti: Sot votojmë masat e reja!

Publikuar

-

Nga

Kosova nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Hoti: Sot votojmë masat e reja!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vendos të mos e shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, ndonëse prej më shumë se 5 ditësh janë shënuar rreth 200 të infektuar për çdo 24 orë.

Hoti, pas takimit me Këshillin e Sigurisë tha se do të ketë masa rigoroze gjatë ditëve në vijim. “Sapo e kryem mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme për ndërmarrjen e masave shtese dhe zbatimin rigoroz të atyre masave”, ka thënë Hoti.

LEXO EDHE:  “Provokoi djegien e mandateve te opozitës”/ Meta akuza të forta mazhorancës: Pse e thirra popullin në shesh

LEXO EDHE:  Video-“Kushtetuta po pret popullin”/ Meta mesazh pak para manifestimit

Hoti tha se parlamenti do të votojë sot në mbrëmje për masa shtesë, pjesë e të cilave do të jetë forcimi i gjobave për shkelësit e protokollit anti-Covid, ndalimi i tubimeve dhe ndalimi i riteve fetare.

Autoritetet shëndetësore në Prishtinë bëjnë me dije se janë konfirmuar 301 pacientë me Covid-19, të cilët po vazhdojnë të marrin trajtim shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rifillojnë bisedimet Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e BE-së

Publikuar

-

Nga

Rifillojnë bisedimet Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte planifikuar që të uleshin përballë njeri tjetrit në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Por, takimi fizik u shty për më vonë, ndërsa të dy udhëheqësit po diskutojnë nëpërmjet një video konference të organizuar nga Bashkimi Evropian.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha para fillimit të takimit se bisedimet synojnë një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

“Një marrëveshje e tillë është thelbësore për të ardhmen më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, është thelbësore për të ardhmen e tyre evropiane, për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rajonit. Por, tërë kjo është po ashtu thelbësore për Bashkimin Evropian”, tha ai, duke theksuar se nuk është një punë e lehtë por është emergjente që të punohet për paqen e përparimin për hir të së ardhmes së përbashkët.

“Kjo detyrë kërkon guxim politik nga të dyja palët. Kërkon përkushtim dhe angazhim në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit”, tha zoti Borrell.

Dy ditë më parë, Kosova dhe Serbia diskutuan në një video konferencë të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe aty u pajtuan për rifillimin e bisedimeve por nuk pajtuan në asnjë pikë për rrugët e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Kryeministri i Kosovës, tha gjatë asaj konference se suksesi i procesit të normalizimit duhet të mbështetet në parimet se “tërësia tokësore e Kosovës është e pa negociueshme, organizimi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket dhe marrëveshja duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”.

LEXO EDHE:  Kushtetuta ka mangësi/Duhet të pësojë ndryshime

LEXO EDHE:  Marrëveshja detare me Greqinë/ Reagon Ilir Meta

Ai tha se Kosova synon “një marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqes me Serbinë që duhet të çojë në njohje të ndërsjellë”. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të sigurojë njohjen nga pesë vendet anëtare që nuk e njohin Kosovën. Pjesë e marrëveshjes duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në OKB, tha ai.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cilësoi si ultimatum qëndrimet e tilla.

“Pala shqiptare doli me kërkesa që janë: ruajtja e tërësisë tokësore dhe kushtetuese të Kosovës, njohja e ndërsjellë dhe jo modelin e dy Gjermanive, anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe që shtetet tjera ta pranojnë Kosovën, e pastaj do të merren me çështjet e të zhdukurve dhe dëmet e luftës”, tha ai, duke i cilësuar si maksimaliste kërkesat e Prishtinës, ndërsa theksoi siç tha gatishmërinë e Beogradit për të hedhur hapa të vegjël.

Plani për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u publikua pak ditë pasi që Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Publikimi i akuzave bëri që të dështojnë planet për një takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh por nuk përmbushën synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve./VOA

LEXO TE PLOTE