LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria mbyll hetimet per ish-guvernatorin e Bankes, Ardian Fullani

28 Korrik 2015, 14:48, Kronika CNA

Prokuroria ka mbyllur dosjen hetimore në ngarkim të ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Përfundimi i dosjes, me të cilën organi i akuzës do të kërkojë fajësinë për ish-Guvernatorin e BSH-së, u njoftua këtë të martë nga vetë Prokuroria.

Dosja në ngarkim të Fullanit gjykohet veçmas nga autorët e tjerë të përfshirë ose të dyshuar si të përfshirë në skemën e vjedhjes së 713 milionë lekëve.

Hetimet janë mbyllur një vit pas shpërthimit të skandalit të vjedhjes së Thesarit të Shtetit, ku autori kryesor është Ardian Bitraj, i dënuar në muajin maj nga me 20 vite burg nga gjykata, nga të cilët do të vuajë 13 për shkak të gjykimit të shkurtuar që kishte kërkuar më herët, ndërsa bashkëpunëtorja e tij, Mimoza Bruzia u dënua me 15 vite.

Lajmet e fundit nga