LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Procesi ndaj Ivanovic, deshmitari i mbrojtur jep prova per fajesine e te akuzuarit

28 Korrik 2015, 16:50, Kosova & Bota CNA

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka vazhduar edhe këtë të martë, seanca gjyqësore kundër Oliver Ivanoviçit dhe 4 të akuzuarve të tjerë për krime ndaj popullatës shqiptare gjatë viteve 1999-2000 në veri të Mitrovicës.

Dëshminë para trupit gjykues e ka ofruar edhe dëshmitari i mbrojtur me inicialin ?Y?, ndërsa seanca ka qenë e mbyllur për publikun.

Avokati i viktimave të luftës, Burhan Maxhuni ka bërë të ditur për ?KosovaPress? se, dëshmitari i sotëm i mbrojtur ka dhënë prova të mjaftueshme për fajësinë, sidomos ndaj dy të dyshuarve: Oliver Ivanoviç dhe Dragan Delibashiç.

?Sikurse dëshmitarët e tjerë, edhe dëshmitari i sotëm i mbrojtur ka dhënë prova të mjaftueshme dhe të qarta para trupit gjykues, sidomos për të akuzuarit Ivanoviç dhe Delibashiç. Provat kanë të bëjnë me përgjegjësitë dhe detyrat, të cilat kanë pasur të dy të akuzuarit gjatë viteve 1999 dhe 2000?, ka thënë mes të tjerash Maxhuni.

Sipas tij, koha e parashikuar që të merret në pyetje ky dëshmitar nga prokurori, avokatët dhe gjykata është 3 ditë, ndërsa duke pasur parasysh se është i mbrojtur, Maxhuni nuk ka dashur të zbulojë nacionalitetin e dëshmitarit.

17:14 Kosova & Bota

Euro pa Gjermaninë?

Prej muajsh politikanët e Europës shtronin pyetjen, mos do t...

Lajmet e fundit nga