LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Indijanci” në Maqedoni

28 Korrik 2015, 06:28, Opinione CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Sipas audiopërgjimeve të publikuara në Maqedoni, ish-Ministria e Punëve të Brendshme Jankulovska, i quante ?indijanci? shqiptarët e Maqedonisë. Por nuk është aspak ajo që ka autorësinë e këtij etiketimi. Sllavo-maqedonët i quajnë kështu shqiptarët e Maqedonisë që prej shumë kohëve, qëkurse televizioni në Jugosllavinë e Titos nisi të emetojë filmat western, me kowboy dhe indianë. Pra, fjala ?indijanci? nuk ka të bëjnë me indianët e Indisë, siç e kishte kuptuar gabim stafi i emisionit ?Portokalli? në Top Channel, që me rastin e publikimit të audiopërgjimit të Jankulovskës bëri një parodi mbi bazën e telenovelës indiane ?Bidaai? (indiane nga India), por me indianët e Amerikës së Veriut, indigjenët. Me këtë gafë ata të ?Portokalli? treguan se janë ?indianë? në llojin e vet.

Etiketimi i shqiptarëve të Maqedonisë si ?indijanci? tregon për një mendësi të sllavo-maqedonëve sipas së cilës në këtë histori ata, sllavo-maqedonët janë ?amerikanët?, ?të bardhët?, të cilët janë ndërtuesit e shtetit dhe shoqërisë moderne në këtë vend, ndërsa shqiptarët janë indigjenët, të cilët e perceptojnë këtë si një dhunim ndaj tyre dhe e kundërshtojnë me sa fuqi kanë. Indianët e Amerikës Veriore donin të vazhdonin me mënyrën e tyre primitive të jetesës, të veçuar nga shoqëria e re që kishin ndërtuar të ardhurit nga Europa.

Për këtë shkak u bënë shumë luftra shfarosëse. Në ndërkohë, njerëzit e bardhë kuptuan një gjë, se indianët nuk toleronin në të vërtetë vetëm një gjë, që t? i prekje në religjionet e tyre primitive idhujtare. Për të tjerat ata pajtoheshin me kufizimet që u viheshin me forcë, duke iu paraqitur si liri dhe të drejta. Kështu që pas luftrave të gjata u arrit një kompromis i përkohshëm mes palëve, me sistemin e rezervateve, që ishin zona ku indianët qenë të lejuar të vazhdonin të jetonin në mënyrën e tyre. Diçka e ngjashme bënë sllavo-maqedonët. Ata e kuptuan se nëse shqiptarët e Maqedonisë nuk u kufizoje të drejtën e ushtrimit të lirë të fesë islame, ata mund të pajtoheshin pak a shumë me kufizimin e lirive dhe të drejtave të tjera kushtetuese, të paraqitura kinse si zhvillim i lirive dhe të drejtave. Kështu u arrit deri te Marrëveshja e Ohrit, që u njihte shqiptarëve rezervate shtetërore dhe që në fakt ishte një kufizim në llojin e vet i lirisë dhe të drejtave të tyre kombëtare, dhe jo një zhvillim i këtyre lirive dhe të drejtave.
Por shefat e tribuve indiane ua paraqitën këtë njerëzve të tyre si një arritje të madhe.

Në këto rezervate indianët tregonin historitë e luftrave të tyre të lavdishme kundër njerëzve të bardhë, si Beteja e Little Bighorn (Brimadhit të Vogël) kundër trupave të gjeneralit Custer. Njëjtë bëjnë edhe shqiptarët e Maqedonisë, me historitë e ?luftës? së vitit 2001, ndonëse ata nuk mburren dot me vrasjen e asnjë ?Custeri?.Pasi indianëve iu dha e drejta e rezervateve, ata nisën luftrat mes veti për kontrollin e tyre, saktësisht ashtu siç kanë bërë shqiptarët e Maqedonisë pas vitit 2001. Dhe në këtë luftë të dytë janë vrarë më shumë shqiptarë mesveti se sa kanë vrarë sllavo-maqedonët.
Problemi me shqiptarët e Maqedonisë është se ata sillen kundrejt shtetit maqedon dhe mesveti, ashtu si indianët ndaj njerëzve të bardhë. Ngjarjet e fundit në Maqedoni, me vrasjet ndërshqiptare atje, e provojnë këtë gjë. Sa për atë që mund të quhet elitë intelektuale e shqiptarëve të Maqedonisë, ata ose janë pozicionuar në frontin e tyre të luftës së fjalëve në media, sipas llogoreve partiake, ose kur janë të pavarur, në fakt janë të pavarur dhe nga realiteti dhe shkruajnë e flasin me një frazeologji pa lidhje me realitetin.
Elita politike e shqiptarëve të Maqedonisë, u ankohet, për aq sa u ankohet, arbitrave ndërkombëtarë, Bashkimit Europian dhe SHBA se sllavo-maqedonët nuk i qëndrojnë Marrëveshjes së Ohrit, duke mos i trajtuar shqiptarët si bashkësi me të drejta shtetformuese. Por, meqënëse ndërkombëtarët janë të interesuar para së gjithash për stabilitetin e shtetit maqedon si një buffer state (shtet që qëndron ndërmjet dhe shërben si zbutës i përplasjeve) mes Bullgarisë, Greqisë, Serbisë dhe Shqipërisë, realitetin e Maqedonisë e kqyrin nën këtë prizëm të stabilitetit të shtetit si interes parësor. Dhe mënyra më e sigurt që të ketë stabilitet është që njëra palë ta ketë nën kontroll shtetin, domethënë sllavo-maqedonët, të cilët kanë emrin e shtetit dhe deri më tash përbëjnë popullsinë më të madhe në vend.

Shqiptarët e Maqedonisë tregojnë flamurin shqiptar dhe gjuhën shqipe, si cilësi identitare që i dallojnë nga sllavo-maqedonët dhe kërkojnë që të trajtohen si bashkësi shtetformuese. Por, duke mos pasur një vetëdije të plotë identitare nacionale, shqiptarët e Maqedonisë nuk dinë t? i përdorin përparësitë identitaro-kulturore që kanë ndaj sllavo-maqedonëve, në atë mënyrë që t? i kthejnë në armë efikase në luftën me sllavo-maqedonët. Si mund ta bëjnë këtë gjë? Si armë e tillë mund të përdoret alfabeti latin që kanë shqiptarët e Maqedonisë, si krejt shqiptarët. Maqedonia kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe në NATO që janë bashkësi të shteteve që e kanë gjuhën zyrtare përkatëse të shkruar me alfabet latin, ashtu si shqiptarët.

Pra ndryshe nga maqedonët që përdorin alfabetin cirilik.
Shqiptarët e Maqedonisë mund t? iu kundërpërgjigjen sllavo-maqedonëve të cilët kundërshtojnë ta mësojnë gjuhën shqipe, duke thënë se nuk mund ta kuptojnë alfabetin cirilik dhe nëse maqedonët duan që shqiptarët ta mësojnë gjuhën maqedone, duhet që së paku kjo gjuhë të shkruhet në alfabetin cirilik. Kuptohet se sllavo-maqedonët nuk mund ta bëjnë këtë gjë. Në këtë rast shqiptarët duhet të bojkotojnë masivisht mësimin në gjuhën maqedone dhe përdorimin e gjuhës maqedone në administratë, duke kundërshtuar që të njohin çdo shkresë të shkruar në këtë gjuhë.

Nëse me këtë rast shkohet deri në një konflikt i dhunshëm me shtetin maqedon, aq më mirë për shqiptarët të cilët do të paraqiten para Europës dhe Amerikës si mbrojtës të kulturës perëndimore, përballë kulturës sllavo-cirilike, të cilën Maqedonia e ndan me Rusinë, Serbinë, Belarusinë. Vendet sllave katolike, Polonia, Kroacia, Sllovenia, Republika Çeke, Sllovakia përdorin alfabetin latin.
Pse nuk e bëjnë shqiptarët e Maqedonisë këtë gjë? Problemi më i madh me shqiptarët e Maqedonisë është se atyre iu mungon vetërespekti për identitetin e tyre. Ata kanë një religjion ku thirrja për lutje bëhet pesë herë ditën në arabisht, ndërsa gjuha zyrtare e shtetit është sllavishte në alfabet cirilik. Se sa për shqipen që është gjuhë zyrtare kjo është tashmë një e vërtetë komike, domethënë e tillë që e beson ai që dëshiron vetë ta besojë atë. Shqiptarët e Maqedonisë do të vazhdojnë që të trajtohen si indijanci nga sllavo-maqedonët sa kohë që të sillen si indijanci.

20:58 Opinione

Obama europiani?

Bitania e Madhe duhet të mbetet në BE. Vetëm kështu ajo ende...

15:55 Opinione

ARMIKU TE PORTA

Nga Sokol SHAMETIQeveria socialiste në pushtet arriti më në ...

Lajmet e fundit nga