LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cako takon homologun kosovar: Ura komunikimi kunder krimit dhe trafiqeve

28 Korrik 2015, 17:00, Kronika CNA

?Mënyra më e mirë për të intensifikuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të qenë akoma më efikas në goditjen e krimit të organizuar, trafikut të drogës, të armëve e të gjitha formave të krimit ndërkufitar, është ndërtimi i linjave të hapura të komunikimit të vazhdueshëm mes strukturave respektive, bazuar në besimin reciprok, duke mos mbetur peng i protokolleve?. Kështu u tha gjatë takimit që zhvilloi sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako me homologun e tij kosovar, Shpend Maxhuni. Në fokus të takimit të zhvilluar mes dy drejtuesve të lartë të policisë dhe delegacioneve që i shoqëronin ishte bashkëpunimi ndërmjet strukturave respektive për një luftë sa më efikase kundër të gjitha formave të krimit dhe në mënyrë të veçantë krimit të organizuar e terrorizmit, po ashtu dhe zbatimi i memorandumit të bashkëpunimit lidhur me patrullimet e përbashkëta përgjatë sezonit turistik. Duke vlerësuar nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes Policisë Shqiptare dhe Policisë së Kosovës, Çako tha se përveç miqësisë, ky bashkëpunim ka në themel të tij dhe faktin se policitë e të dy vendeve në fokus të veprimtarisë së tyre kanë luftën kundër krimit, në mënyrë të veçantë krimit të organizuar, trafiqeve të të gjitha llojeve, terrorizmit dhe korrupsionit, që përkon dhe me përmbushjen e detyrimeve për anëtarësimin e të dy vendeve në BE, si dhe luftën kundër çdo lloj veprimtarie tjetër të paligjshme. Nga ana e tij Maxhuni, vuri në dukje faktin se bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore është një ndër mënyrat e vetme për tu përballur me sfidat, rreziqet dhe problemet aktuale, që shqetësojnë dy vendet tona, por dhe vendet e rajonit e më gjerë dhe nisur nga ky fakt Policia e Kosovës është e hapur për bashkëpunim dhe do të jetë gjithmonë në dispozicion për të çuar akoma më tej nivelin e lartë të bashkëpunimit dypalësh.

Lajmet e fundit nga