LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Librazhd/ Aksidentohet automjeti, humb jetën 48 vjeçari Kristo Roçi

27 Korrik 2015, 06:20, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Unazën e madhe të qytetit të Librazhdit. Nga të dhënat e para, mësohet se automjeti me targa greke NZY 5651 ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një ndërtesë.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i makinës, Kristo Roci. 48 vjecari është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

 

 

Lajmet e fundit nga