Connect with Us

Lezhe, perplasen dy makina, shoferet e dy mjeteve mbeten te plagosur

Kronika

Lezhe, perplasen dy makina, shoferet e dy mjeteve mbeten te plagosur

Publikuar

-

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Lezhë. Një makinë tip Benz me drejtues 37 vjeçarin F.M., është përplasur me një makinë Opel Corsa me targa AA766GD të drejtuar nga L.K., 59 vjeç. Si pasojë e goditjes autovetura tip Benz ka përfunduar në një kanal anës rrugës. Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Shënkollit” pasditen e sotme rreth orës 16.00. Të plagosurit janë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët u dërguan në spitalin e Lezhës, ku pas ndihmës së marrë ndodhen jashtë rrezikut. Pas sinjalizimit, efektivët e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina luksoze, vila dhe toka/ SPAK kërkon “dritën jeshile”nga Gjykata e Posaçme për sekuestrimin e pasurive

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “dritën jeshile” për 7 raste të goditura nga operacioni “Forca e Ligjit”, në disa qytete të vendit.

Në një njoftim publik, SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme sekuestrimin e pasurive, siç janë vila, automjete luksoze dhe sipërfaqe të mëdha toke, që iu përkasin personazheve të njohur të botës së krimit.

Prokuroria e Posaçme, nga data 21.02.2020 deri me datën 24.02.2020 ka dërguar aktet për 7 (shtatë) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme :

Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.

Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.

Automjet, marka “Audi A8”.

Vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

LEXO EDHE:  Policia jep versionin zyrtar/E vërteta e asaj që ndodhi sot në Shkopet

LEXO EDHE:  Aksidentoi nënën me fëmijën e mitur/ Referohen materialet për 31 vjeçarin

Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.

Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.

Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.

Automjeti tip “JEEP”, me ngjyrë të errët

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë/ Avokati i Fatjon Lazes: S’ka asgjë, jeton me qera

Publikuar

-

Nga

Avokati i Fatjon Lazes ka reaguar në emër të klientit të tij pasi OFL i vuri ultimatum për plotësimin e formulatit për deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve.

Avokati Alban Qafa thotë se Fatjon Laze nga Elbasani nuk ka asnjë pasuri të disponueshme madje jeton me qera momentalisht. Ai shprehet se Laze do e plotësojë dhe do e dorëzojë brenda afatit të caktuar formularin e deklarimit të pasurisë.

Kujtojmë se Fatjon Laze u kap në vitin 2008 pasi kishte dërguar një pako me 1 kilogram heroinë në Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënoi kushëririn me armë/ Arrestohet 25 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar me 3 vite burg.
Në pranga është vënë shtetasi K. D., 25 vjeç banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij, pasi ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë Nr. 532, datë 27.11.2018, e ka dënuar me 3 vite burg.

Ngjarja ka ndodhur në datën 20 mars 2017, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, ku 25-vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, për motive pronësie.

LEXO EDHE:  Foto+video-Makina përfshihet nga flakët/ Kaos në autostradën Tiranë-Durrës

LEXO EDHE:  Foto+video-Makina përfshihet nga flakët/ Kaos në autostradën Tiranë-Durrës

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE