LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata Speciale, nuk kalon ne Kuvend pa siguruar me pare votat

27 Korrik 2015, 16:43, Kosova & Bota CNA

Në seancën e ditës së enjte, Kuvendi i Kosovës nuk do ta ketë në rend dite çështjen e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës edhe pse, ai nuk e ka përjashtuar skajshmërisht një gjë të tillë.

?Njëherë për njëherë jo, nëse Qeveria nuk ndërmerr ndonjë hap që e sjellë ndërkohë?, ka thënë Grabovci.

Zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës, patën theksuar se do ta riprocedojnë amandamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvend, pas dështimit të miratimit në seancën e 26 qershorit, për të cilin dështim, vendimtare ishin qëndrimet e disa deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët votuan kundër, abstenuan, apo nuk morrën pjesë në seancë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së , Grabovci, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se gjatë kësaj kohe është punuar në grupin parlamentar të kësaj partie, si dhe deputetet e saj, që të sqarohen arsyet pse duhet të votohen ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Sipas tij, janë kërkuar garanci që procesi i gjykimeve të jetë i drejtë, i paanshëm, i pandikuar, të ketë barazi të palëve, si dhe që arkivat t?i kthehen Kosovës.

Lajmet e fundit nga