LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Analizë/ Të diplomuarit për Ekonomi në Britani po lënë gjurmë mjerimi në mbarë botën

27 Korrik 2015, 14:18, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Financave greke, Yaniss Varoufakis ishte një produkt i universiteteve britanike. Ai studio Ekonomi në Essex dhe Statistikë-Matematike në Birmingham, duke u kthyer në Essex për të bërë një doktoraturë në Ekonomi. Me të mbaruar studimet në Britani, ai u kthye në Greqi. Ekonomia e vendit te tij pritet të tkurret me 4 për qind këtë vit në  një transformim të mahnitshëm. Barra e borxhit të Greqisë është rritur me dhjetëra miliarda dhe shumë njerëz kanë emigruar.

Por Varoufakis nuk është i vetëm. Mjaft studente në universitetet tona (britanike) kanë qenë të ndikuar nga mësimet dhe u kthyen në vendet e tyre për të bërë ?kërdinë?.

Jawaharlal Nehru, kryeministri i parë i Indisë së pavarur, është konsideruar nga shumë njerez si një hero. Por, për fat të keq për atë vend ai mori pjesë në Kolegjin e Trintit në Kembrixh. Atje  u ndikua nga intelektualë britanike të tillë si George Bernard Shaw, një socialist, Bertrand Russell, i cili dikur u shpreh se “komunizmi është i nevojshem për mbarë botën”. Ai u kthye në Indi dhe filloi të vërë në praktikë ideologjinë e planifikimit të shtetit, kontrollet dhe rregulloret. Kjo ishte një fatkeqësi. Pas sundimit të tij, pjesa e Indisë ne raport me tregtinë botërore ra. Vetëm kur ideologjia u braktis me reformat e tregut të lirë të viteve 1980, pati rritje të ekonomisë së Indisë dhe varfëria filloi të reduktohej.

Ndoshta një nga sundimtarët më të jashtëzakonshme të shekullit të 20-të,  ishte Julius Nyerere, Presidenti i Tanzanisë, i cili ishte i famshëm për të jetuar me kursim dhe me të vërtetë nuk ishte i korruptuar. Edhe pse në këtë aspekt ishte i admirueshëm, ai ishte fatkeqësia e vendit të tij pasi ai studioi Ekonomi dhe Histori në Edinburg (ashtu si edhe Gordon Brown). Natyrisht ai ishte i rrethuar nga akademikë të majte. Përvoja bëri të vetën, por ishte e pashmangshme që Tanzania  të qëndronte në një burokraci të fryrë, me një rritje fare të ulët.

Nyerere kishte qenë në Universitetin e Fort Hare, si dhe Edinburgut. Ky është një universitet i ngritur nga ne “imperialistët britanik” në Afrikën e Jugut për njerëzit jo-britanikë nga e gjithë Afrika. Ajo ka edukuar një koleksion të jashtëzakonshëm të liderëve të ardhshëm të Afrikës,  të cilët, për fat të keq për Afrikën, kanë zhvilluar kryesisht idetë e krahut të majtë. Në mesin e numrit të tyre ishte edhe Robert Mugabe, shkatërrues i ekonomisë së Zimbabve.

Ç?nderimi i shpërndarjes dhe dështimit ekonomik në mbarë botën është përhapur nga universitetet britanike, por Universiteti i Ekonomisë në Londër, me  të drejtë mund të pretendojë më shumë se kaq. Jomo Kenyatta, kryeministri i parë i Kenias pas pavarësisë, shkoi atje. Vërtet, nën udhëheqjen e tij, ekonomia keniane nuk ishte më e keqja në Afrikë, por industritë shtetërore ishin tejet të korruptuara dhe ai u përpoq të zvendësonte importin, gjë që ndikoi që rritja e GDP për banor të jetë e ulët dhe, në disa vite, edhe negative.

Kwame Nkrumah gjithashtu shkoi në LSE dhe pastaj në Universitetin e Londrës, edhe pse,  ai ishte radikalizuar tashmë në Universitetin Linkoln, Pensilvani. Ai u kthye në Gana përmes ‘industrializimit të detyruar “. Kjo ishte formula e zakonshme me rezultatin e zakonshem: Dekada e rritjes së ulët, korrupsioni dhe borxhit të rëndë.

Në dy raste të tjera, Britania sërish mundi të shkarkoj një pjesë të fajit në Amerikë. Pierre Trudeau u prezantua si marksist në Harvard dhe pastaj erdhi në LSE për doktoratën e tij. Ai nuk e ka përfunduar atë, por LSE megjithatë i dha atij një kurs të përfunduar në ekonominë majtiste. Nën sundimin e tij, Kanadaja rriti pagat, ndërsa inflacioni, papunësia dhe borxhi kombëtar u rritën.

Zulfikar Ali Bhutto, në mënyra të ndryshme Presidenti dhe kryeministri i Pakistanit, shkuan në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, si dhe Kishën e Krishtit, Oxford. Është e paqartë se cila mban më shumë përgjegjësi për mësimin e asaj ekonomie. Por sapo ai kishte fituar pushtetin, duke deklaruar “socializmi është ekonomia jonë”, ai nacionalizoi industritë e çelikut, kimike, çimenton së bashku me mullinjitë e  miellit, orizit dhe pambukut. Rritja ekonomike u ngadalësua me një zvarritje në 1.3 për qind.

Shumica e pedagogëve tanë britanikë i mësojnë studentët e tyre jashtë shtetit me ide shkatërrimtare , papërfshirë në mjerimin që ata kanë mbjellë jashtë shtetit. Përjashtim bën Malcolm Caldwell, një lektor komunist në Shkollën e Studimeve Orientale dhe afrikane,  i cili ishte një tifoz i Pol Potit dhe regjimit te tij vrastar. Ai kishte një intervistë private me vetë Pol Potin, por u vra në të njëjtën ditë që kishte takimin.

A ka ndonjë përjashtim nga rregulli që universitetet britanike shkaktojnë mjerim jashtë vendit? Suksesi i Singaporit është për shkak se kryeministri, Lee Kuan Yew, pasi shkoi në Fitzwilliam College, Cambridge u largua nga kthetrat e akademikëve britanikë.

Ministri dhe kryeministri Lee dhe Goh arritën të mendojnë për veten e tyre dhe të vëzhgojnë se si funksionon bota e vërtetë. Ata kanë krijuar një nga ekonomitë më të suksesshme në botë. Është e lehtë të imagjinohet triko-veshur.

Pas kthimit në Greqi, dikush mund të mendoj se tani që Varoufakis, nuk është më në postin e minsistrit të Financave, gjërat mund të përmirësohen. Për fat të keq, zëvendësimi i tij është Euklidi Tsakalotos, i cili studioi në Kolegjin e Mbretëreshës, Oxford. Ai e bëri tezën e doktoraturës nën mbikëqyrjen e një shoku të profesorëve që kishte qenë dikur një stalinist në Poloni.

Kontributi britanik në mjerimin njerëzor nuk mund të ketë përfunduar ende.

THE SPECTATOR/ Citynews.al

Lajmet e fundit nga