Connect with Us

Xhakarta/ Një tërmet gjashtë ballë Rihter godet brigjet e Indonezisë

Bota

Xhakarta/ Një tërmet gjashtë ballë Rihter godet brigjet e Indonezisë

Publikuar

-

Një tërmet ma magnitudë gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sot brigjet e ishullut Java në Indonezi, njoftoi Instituti amerikan gjeofizik, por nuk ka rrezik për cunami, sipas një zyrtari lokal.

”Tërmeti u regjistrua në orën 07:05 GMT, rreth 93 kilometra në jug të fshatit Krajan Tambakrejo, në një thellësi prej 59 kilometrash”, sipas USGS.

Mochammad Riyadi, zyrtar i agjencisë meteorologjike indoneziane theksoi se nuk kishte informacione për viktima apo dëme materiale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

La burrin për të dashurin/ E mitura përdhunohet nga tre shokët e tij

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gjilani ku një 17 vjeçare është detyrua nga i dashuri të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e tij.

17 vjeçarja ishte e fejuar por nuk donte të martohej me të, dhe për arsye vendosi të braktisë familjen mesnatën e 23 shkurtit.

Pas kësaj prindëri e vajzës kanë lajmëruar policinë, duke bërë të mundur dhe kthimin e vajzës në shtëpi.

Bazuar në dëshminë që  ajo ka dhënë  në Policinë e Kosovës, e mitura ka rrëfyer se është detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e të dashurit të saj.

LEXO EDHE:  “Qeveria mos bëjë sikur po sakatohet|/ Dash Shehi: Fillimisht të qetësohen njerëzit psikologjikisht

LEXO EDHE:  “Qeveria mos bëjë sikur po sakatohet|/ Dash Shehi: Fillimisht të qetësohen njerëzit psikologjikisht

Nga katër të dyshuarit, tre prej tyre janë arrestuar.  Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve me inicialet S.I, A.A dhe S.L./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ashpërsimi i konfliktit Turqi-Siri/ NATO mban takim të jashtëzakonshëm

Publikuar

-

Nga

Në sulmet ajrore sirianë në Idlib janë vrarë 33 ushtarë turq të enjten. Presidenti turk, Erdogan kundërpërgjigjet me bombardime ndaj pozicioneve siriane dhe kërkon nga NATO mbështetje.

Sikurse raportojnë një serë rrjetesh informative ( dw., rtr., ap., dpa, afp, NYT), Pas shkallëzimit të situatës mes Turqisë dhe Sirisë, të premten Këshilli i Atlantikut Verior i NATO-s është mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm të premten (28.02). Turqia ka kërkuar këtë takim, duke aktivizuar nenin 4 të marrëveshjeve të NATO-s, bëhet e ditur nga NATO. Neni 4 parashikon që çdo vend aleat mund të kërkojë konsultime, nëse sipas tij, “paprekshmëria e rajonit, pavarësia politike dhe siguria e njërës prej palëve është e kërcënuar”.

 Këshilli i Atlantikut Verior është instanca më e lartë vendimmarrëse e NATO-s. Ai takohet si rregull një herë në javë në nivel ambasadorësh dhe çdo gjashtë muaj në nivel të ministrave të Jashtëm e të Mbrojtjes- Që nga themelimi i NATO-s në vitin 1949, është hera e gjashtë që kërkohet aktivizimi i nenit 4.

Të enjten në mbrëmje në një sulm me ajror në Idlib, në rajonin verior sirian janë vrarë 33 ushtarë turq dhe janë plagosur 36 të tjerë. Ankaraja ka bërë përgjegjëse për këtë regjimin sirian dhe është kundërpërgjigjur me sulme ajrore. “Të gjitha objektivat e regjimit” në Damask do të sulmohen me forcat ajrore dhe tokësire, thuhet zyrtarisht nga Ankaraja. Qendra Siriane e Vëzhgimit për të Drejtat e Njeriut është shprehur, se avionë luftarakë sirianë kishin bombarduar një konvoj të ushtarëve në jug të qytetit të rëndësishëm strategjik, Sarakeb. Ky u rimor së fundmi nga milicët e lidhur me Turqinë. Suksesi i ofensivës veçse mund të jetë i shkurtër, sepse trupat qeveritare në të njëjtën kohë kanë marrë pjesë të tjera të provincës, ku zhvillohen luftime.

Presidenti turk u konsultua në një takim krize dy orë me këshilltarët më të ngushtë. Në një deklaratë të mëvonshme, Siria u kërcënua me shpagim masiv. Trupat turke në orët e para të së premtes kanë sulmuar masivisht objektiva të regjimit sirian.

LEXO EDHE:  Tërmeti në Nepal shkaktoi një ortek në malin Everest, 8 viktima

LEXO EDHE:  “Ju të terrenit jeni heronj”/ Rama i hakërrehet “shefave”: I luajtën mendsh njerëzit

 Zëdhënësi i partisë qeverisëse të Erdoganit, AKP, Ömer Celik sipas agjencisë Anadolu ka kërcënuar se do të hapë kufijtë e vendit për miliona refugjatë në vend, që të vijnë në Europën Perëndimore. “Politika jonë e refugjatëve është e njëjta, por ne kemi një situatë të re. Nuk mund t’i mbajmë më refugjatët”, tha Celik. Në mediat sociale qarkullojnë zëra, se kufijtë ndërkohë janë hapur.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, SHBA dhe aleatë të tjerë kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në kuadër të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Senatori amerikan me influencë, Lindsay Graham për shkak të situatës në Idlib kërkoi një zonë të ndalimit të fluturimit. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme amerikane, thuhet se Uashingtoni qëndron krah aleatit të NATO-s, Turqi dhe kërkoi ndalimin e mënjehershëm të ofensivës së regjimit të Asadit, Rusisë, dhe forcave të mbështetura nga Irani. Po shikohen mundësitë, se si mund t’i ndihmohet Ankarasë. Idlibi është bastioni i fundit në duar të rebelëve. Turqia mbështet në këtë konflikt rebelët islamistë. Për këtë rajon është nënshkruar një marrëveshje armëpushimi në Moskë 2018, si pasojë Ankaraja ngriti 12 pika vëzhgimi në Idlib. Në dhjetor forcat siriane me mbështetjen ruse filluan një ofensivë dukee përparuar javët e fundit. Erdogan zhvendosi trupat turke në veriun e Sirisë dhe kërcënoi me ndërhyrje ushtarake në rast se ushtria siriane nuk tërhiqet. Në rajon më shumë se 1 milionë vetë kanë marrë arratinë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Video/ Shpërthim i fuqishëm pranë një stacioni treni, evakuohen banorët

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer pasditen e somte në afërsi të stacionit të trenit në Paris, Gare de Lyon.

Sipas mediave të huaja, zjarri ka rënë pranë Gare de Lyon pas tensioneve mes kundërshtarëve të koncertit Fally Ipupa në Bercy dhe policisë.

Policia franceze bëri evakuimin e stacionit dhe paralajmëroi njerëzit që të shmangin zonën.

Ndërkaq, një dëshmitat ka shpërndarë dhe një video nga momenti i shpërthimit ndërsa shkruan: Për të gjithë ata që pyesin veten se çfarë po ndodh në Gare de Lyon, ka demonstrues që djegin skautët përgjatë rrugës.”

Gare de Lyon është stacioni i tretë më i ngarkuar në Francë me rreth 90 milion pasagjerë që kalojnë çdo vit./CNA.al


LEXO TE PLOTE