LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vlorë/ Grabit dy banesa, plagoset në tentativë për tu larguar

26 Korrik 2015, 14:15, Aktualitet CNA

Një grabitës ka mbetur i plagosur gjatë tentativës për tu larguar pas vjedhjes. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në mesditë në lagjen ?Kushtrimi? në Vlorë. Nga të dhënat e para, bëhet me dije se grabitësi ka mbetur i plagosur pas konfrontimit me pronarin e banesës ku do të kryente vjedhjen.

Blutë sqarojnë se i plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës, për t?iu nënshtuar kujdesit shëndetësor. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Lajmet e fundit nga