LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimet e Saimir Tahirit me të dyshuarin për vrasjen e Artan Santos

26 Korrik 2015, 18:40, Aktualitet CNA

Po bëhen 5 muaj nga koha kur Saimir Tahiri do të përmendte përpara një grupi prokurorësh emrin e Durim Bamit si të dyshuarin kryesor për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Nuk ishte në një bisedë e lirë kafenesh, ku tirren thashethemnajat që ziejnë nëpër Tiranë që nga ekzekutimi i bankierit. Ai e përmendi Durim Bamin kur po merrej në pyetje nga kreu i prokurorisë së Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, për çështjen Doshi. Çdo fjalë e thënë prej tij po regjistrohej si provë në hetimin që kishte nisur pas pretendimeve të Tom Doshit se Ilir Meta kishte kurdisur një plan për ta ekzekutuar atë dhe deputetin Mhill Fufi. ?Kisha të dhëna se mund të ishte i përfshirë në vrasjen e Santos dhe për një seri ngjarjes kriminale?,do të deklaronte Ministri i Brendshëm më 6 mars të këtij viti, një një seancë pyetjesh që zgjati rreth 3 orë e 30 minuta.

Nuk dihet si ka reaguar kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda kur ka dëgjuar t?i përmendej me emër një i dyshuar për vrasjen e bankierit Artan Santo. Ajo që dihet tashmë është se as prokuroria dhe as policia nuk e pyetën Durim Bamin për këtë çështje, më pas.

Policia, siç do të mësonte lapsi.al, e kishte prej kohësh emrin e 36 ?vjeçarit nga Fushë ?Kruja në listën e të dyshuarve për vrasjen e Santos. Këtë fakt, krerët e policisë ia kishin thënë Tahirit kur ai kishte kërkuar informacion pasi kishte vendosur ta takonte  Bamin me kërkesë të deputetit Tom Doshi.

Takimi me vrasësin e dyshuar ndodhi në shtëpinë e Tom Doshit në Durrës, më 6 shtator, 2 muj pas ekzekutimit të bankierit. Ja si do ta përshkruante Ministri bisedën më 4 mars të këtij viti, duke folur në një konferencë për shtyp, në përpjekje për të amortizuar efektet e ?bombës? se lëshuar nga Doshi.

?Në fund, deputeti Tom Doshi kërkoi që të takoja personin që sipas tij ishte vrasësi i porositur dhe i penduar, për ta nxitur të bashkëpunojë me policinë dhe për t?i dhënë besim duke i treguar mekanizmin mbrojtës që përdor shteti ndaj të penduarve që pranojnë të bashkëpunojnë me drejtësinë. Jam takuar pas pak, së bashku me Tom Doshin me një zotëri, që sipas Tomës, ishte vrasësi i penduar. Zotëria, që m?u prezantua si ?Duri nga Fushë Kruja?, nuk foli vetë, por kryesisht pohonte me kokë dhe mërmërima deklaratat e deputetit, sipas të cilave, ai kishte marrë një porosi për të vrarë deputetin por këtë porosi i?a kishte rrëfyer vetë deputetit duke mos e kryer vrasjen. Aty për aty i kërkova Tom Doshit, të paraqitej menjëherë bashkë me zotërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, për të marrë zyrtarisht kallzimin e këtij të fundit, pas të cilit do të mund të fillonim menjëherë hetimet penale?.

Zotëria që po i tundte kokën në shenjë pohimi nuk ishte dikush që, siç do të pohonte më vonë Tahiri, po ?aktronte?, i nxitur nga Doshi. Përpara se të bënte ?aktorin?, ai ishte personi që dyshohej mund të kishte tërhequr këmbëzën e pistoletës me mulli mbi Artan Santon, në dyert e bankës Credins, në zonën e Bllokut, mëngjesin e 26 qershorit të vitit 2014 kur Tahiri po pinte kafen e mëngjesit me një grup gazetarësh, të cilëve po u fliste për arritjet e policisë. (më poshtë video e vrasjes së Artan Santos e publikuar ekskuzivisht nga lapsi.al)

Përballë vrasësit të dyshuar Ministri i Brendshëm kishte qëndruar 5 minuta. Ia kishte vënë re mërmërimat, në përpjekjen ?për ta nxitur të bashkëpunojë me policinë?, siç pretendon ai. I kishte bërë përshtypje pohimi me kokë. Edhe emri ?Duri?, që ia kishte thënë vetë personi që dyshohej një herë si vrasës i Santos e një herë si ?i ngarkuar? për të vrarë dy deputetë. Por kishte qëndruar i ftohtë, si një hetues i regjur, që t?i jepte besim se mekanizmat e shtetit funksionojnë dhe se ai duhet t?u besonte.

Por a mund t?i besonte një i dyshuari si një vrasës kaq i sofistikuar sjelljes dilentante të një ministri që mendjelehtësisht kishte pranuar të rrinte në një tavolinë me të, edhe pse po ia thoshte copë në gojë se kishte marrë përsipër të vriste me tritol dy deputetë?

Ngjarjet e mëvonshme provuan se Durim Bami nuk i qëndroi versionit që i tregoi Tahirit. Tha se e gjitha ishte lojë e Tom Doshit dhe se ai e kishte luajtu rolin nga frika. Kur kjo histori përfundoi, ai doli thjesht si viktimë e një sajese, qëllimet e së cilës ende nuk dihen. Doli i larë, pasi në rolin e viktimës, ai ishte ulur për të biseduar si një qyetar ?në hall? edhe me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë.

Kur Durim Bami po vazhdonte të luante rolin e tij, Ministri po besonte edhe më fort që do të ishte ai që do të zbardhte të vërtetën e planit të eliminimit të Doshit e Fufit.

Ishte ky besim që e cyti ta takonte edhe një herë tjetër ?Durin nga Fushë ? Kruja?. Kësaj here, do ta priste në zyrën e Ministrit të Brendshëm. Takimi ndodhi më 14 në shtator të vitit 2014, 8 ditë pas bisedës në Durrës, në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Tahiri e përshkruajti kështu qëndrimin e tij përballë të dyshuarit si vrasës, që zgjati plot 1 orë.

?Ndërsa Drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit dhe Drejtori i Tiranës, kanë pritur në mjediset e Ministrisë së Brendshme, për të qenë të gatshëm për fillimin e procedurave në rast se Tom Doshi dhe zotëria tjetër do të pranonin të kallzonin ose depononin. Takimi ka zgjatur rreth një orë, gjatë të cilës Tom Doshi tregonte ngjarjen ndërsa vrasësi i pretenduar, përgjithësisht pohonte fjalët e deputetit ose shprehej se nuk donte të deklaronte?.

Pas këtyre dy takimeve Tahiri nuk do të kishte më dilema; ngjarja ishte e sajuar. Ishte bërë gjithçka për të mbuluar vrasjen  e bankierit Artan Santo, ndoshta edhe atë të kryekomisarit Dritan Lamaj nga Arben Frroku, vëllai i deputetit Mark Frroku, edhe ai i përfshirë në çështjen Doshi, si personi që e kishte vënë në dijeni Doshin për herë të parë për planin e vrasjes.

?Unë i thashë dyshimet e mia se mund të ishte një gjë e sajuar dhe se po shërbehej për të shmangur një ngjarje tjetër kriminale lidhur me ato që përmenda më lart për Santon dhe Frrokun. I thashë Llallës se për këto dyshime i kisha thënë edhe Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit?, ka deklaruar Tahiri para prokurorëve.

Por kur dilemat për çështjen Doshi u mbyllën, policia dhe prokuroria kishin të dokumentuar dëshminë e Ministrit, se Durim Bami mund të kishte vrarës i Artan Santos. Megjithatë, siç ka mësuar lapsi.al, ai nuk u pyet asnjëherë për këtë çështje.

5 muaj nga këto zhvillime Durim Bami është liruar nga burgu. Ai gjendet në arrest shtëpie për dëshmi të rreme. Ministri Tahiri vijon ta drejtojë Ministrinë e Brendshme pa dilemat se ?Duri nga Fushë ?Kruja? mund të kishte marrë ndonjëherë porosi për të vrarë Tom Doshin. Është i lehtësuar se ?bomba? e Tomës doli sajesë. Por  diçka tjetër po i rëndon më fort akoma me zbardhjen e dëshmisë që dha në prokurori. Është barra që i ka lënë Durim Bami, tani që dihet publikisht se ai e ka pritur në zyrë edhe pse e dinte se ai ishte atentatori i Artan Santos, një bankier që Tahiri e njihte personalisht.

Lajmet e fundit nga