LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festivali ndërkombëtar "Anifest Rozafa" 1130 aplikime nga e gjithë bota

25 Korrik 2015, 17:30, Kulturë CNA

Festivali ndërkombëtar i filmit për fëmijë dhe të rinj “Anifest Rozafa” këtë vit pritet të zhvillojë edicionin e tij të gjashtë në qytetin e Shkodrës. Unik në llojin e tij në vendin tonë, edhe këtë vit festivali premton prurje filmash që sjellin në konkurrim jo vetëm emra të njohur të animacionit shqiptar dhe të huaj, por dhe të rinj që prezantojnë punën e tyre me filmin e animuar, një gjini që fatkeqësisht në Shqipëri ka probleme të shumta, kryesisht ato financiare.

Por festivali i këtij viti puna për të cilin nga organizatorët ka nisur para disa muajsh për tu finalizuar dhe në shtator kur pritet të zhvillohet festivali në edicionin e tij të gjashtë, ka pasur prurje që dhe vetë organizatorët nuk e kishin menduar. Aplikimet sipas drejtorit të përgjithshëm të festivalit Artan Maku kanë qenë të shumta. Filmat pjesëmarrës janë nga pesë kontinentet, duke bërë që festivali të ketë një vëmendje në fushën e filmit të animuar.

Lajmet e fundit nga