Connect with Us

Arkitekturë Made in Germany

Bota

Arkitekturë Made in Germany

Publikuar

-

Çfarë e lidh Bibliotekën Kombëtare në Pekin me një kioskë me energji diellore në Etiopi? Të dyja janë projektuar nga arkitektë gjermanë, që janë të kërkuar tani në mbarë botën.

Arkitekturë gjermane në Shën Peterbug – qendër mjekësore

Për një kohë të gjatë arkitektura gjermane barazohej me Bauhaus. Në vitin 1919 Walter Gropius themeloi këtë lëvizje që kishte një vizion: një njësi të re të artizanatit, të artit dhe të teknologjisë – ndërtesa si vepër e përgjithshme arti. Gropius së bashku me arkitektët Hannes Meyer dhe Ludwig Mies van der Rohe, e zhvilloi këtë lëvizje vazhdimisht, dhe kjo u bë shkolla më e rëndësishme e arkitekturës, dizajnit dhe artit në shekullin XX më vonë.

Kur erdhën në pushtet nazistët, në vitin 1933, disa nga arkitektët dhe projektuesit e drejtimit Bauhaus u detyruan të emigronin. Në vendet ku shkuan ata ndërtuan – për shembull, Qytetin e Bardhë në Tel Aviv apo Qendrën Federale në Çikago – duke ndikuar në këtë mënyrë edhe arkitekturën jashtë vendit.

Israel Architektur Bauhaus in Tel Aviv Pas emigrimit nga nazistët, arkitektët gjermanë ndërtuan Qytetin e Bardhë në Tel Aviv

Tani po shfaqet një brez i ri i arkitektëve gjermanë, që po projekton ndërtesa në të gjithë botën. Në vende të tjera ata vlerësohen për shumë virtyte të tilla si cilësia, besueshmëria apo sinqeriteti. Por edhe për nuhatjen e tyre të mirë për të kuptuar nevojat aktuale të botës së globalizuar. Sepse në projektet e tyre për zhvillimin urban ata marrin parasysh qëndrueshmërinë, zhvillimin dhe teknologjinë.

Shumica arkitektëve gjermanë ndërtojnë në Austri, në Zvicër ose në Francë. Por edhe tregjet në rritje në Rusi, botën arabe dhe veçanërisht në Kinë po hapen gjithnjë e më shumë për arkitektë nga Gjermania. “Tregjet e së ardhmes nuk janë domosdoshmërisht aty ku është shumica e parave, ose bumi ekonomik”, thotë arkitekti Philipp Auer nga zyra Auer Weber për DW-në. “Ndoshta janë edhe tregje ku duhet të mendosh për strategji të reja urbanizimi për shkak të ndryshimit të klimës”.

Bildgalerie - DAM Preis 2014Biblioteka Kombëtare e Mbretit Fahad në Riad

Sipas një studimi të Dhomës Federale të Arkitektëve gjermanë rreth 8 për qind e më shumë se 120.000 arkitektëve në Gjermani punojnë në projekte ndërkombëtare. Në vitin 2002 u themelua rrjeti Architekturexport (NAX) i cili synon të lidhë zyra arkitekture në Gjermani me klientë ndërkombëtarë – ndër të tjera me ekspozitën e tanishme “Contemporary Architecture. Made in Germany” që është hapur në Ambasadën Gjermane në Paris.

LEXO EDHE:  Debati i Lleshajt me arkitektin/ Reagon Pjerin Ndreu: Është pallati ku jetoj unë, nuk ka vend për panik

Në të janë ekspozuar 40 projekte ndërkombëtare që merren me ndryshimet klimatike, qëndrueshmërinë, metropolet dhe teknologjinë. Ekspozita, e cila është nominuar për “Çmimin “German Design Award 2016”, shoqërohet prej Deutsche Welles dhe është e hapur deri më 30.08.2015 në Qendrën e Ambasadës Gjermani në Paris. Më pas ajo do të hapet edhe në disa qytete të tjera në Francë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kosova & Rajoni

Kosova mund t’i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Publikuar

-

Nga

Kosova mund t'i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVOX, përmes së cilës pritet të shpërndahen vaksinat për koronavirus në vendet e varfra, ka bërë të ditur se Kosova mund të furnizohet me këtë vaksinë deri në muajin maj.

Sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, në përditësimin e fundit të kësaj skeme, për raundin e parë të ndarjes së vaksinave, periudha kohore e shpërndarjes së vaksinave në Kosovë është nga shkurti deri në maj të këtij viti.

Në dërgesën e parë përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  COVID-19 i merr jetën arkitektit të njohur në Korçë

LEXO EDHE:  Debati i Lleshajt me arkitektin/ Reagon Pjerin Ndreu: Është pallati ku jetoj unë, nuk ka vend për panik

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë thënë në vazhdimësi se në muajin shkurt do të arrijë vaksina në Kosovë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina./rel

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i 24 orëve në Kosovë/ Tetë viktima dhe rreth 500 të infektuar nga Covid

Publikuar

-

Nga

Shërbeu për 48 vite me radhë si pneumologe/ Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjeke

Gjatë 24 orëve të fundiot në Kosovë, tetë persona kanë humbur betejën me Covid.

Nga 2,886 testime të realizuara, 488 persona rezultuan pozitivë për Covid-19. Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 270 persona janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 70.185 persona të infektuar me këtë virus, prej tyre 1.616 kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Koronavirusi nuk ka gjasa të përfundojë deri në fund të vitit

Publikuar

-

Nga

OBSH: Situata me variantin e ri të virusit është alarmante

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se do të ishte “joreale” të presësh që pandemia e COVID-19 të mbarojë deri në fund të vitit 2021.

Në një konferencë për shtyp në Gjenevë, Dr Michael Ryan tha se vaksinimi i njerëzve më të prekshëm, përfshirë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, do të ndihmonte në heqjen e frikës dhe do të lehtësonte presionin në spitale, duke e mbajtur virusin në kontroll.

“Do të ishte herët dhe mendoj jo reale, të mendojmë se do të mposhtim virusin deri në fund të vitit”, tha drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i shërbimeve të urgjencës, Michael Ryan.

“Nëse vaksinat fillojnë të kenë ndikim jo vetëm në evitimin e numrit të viktimave dhe në shtrimin e pacientëve në spitale, por një ndikim të rëndësishëm në dinamikën e transmetimit dhe rrezikun e transmetimit, atëherë unë besoj se ne do të përshpejtojmë drejt kontrollit të kësaj pandemie”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Rreziku që i kërcënohet Tiranës nga imagjinata e arkitekt Stefano Boerit

LEXO EDHE:  COVID-19 i merr jetën arkitektit të njohur në Korçë

Bazuar në të dhënat e Worldometer, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi u rrit në 115 milionë, derisa numri i viktimave është globalisht 2.5 milionë, transmeton Telegrafi.

Vetëm në SHBA janë regjistruar tashmë 29 milionë raste si pasojë e pandemisë si dhe 527 mijë viktima. Në luftën kundër virusit vdekjeprurës vendi tanimë ka aprovuar tre vaksina kundër sëmundjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE