LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pukë/ Sekuestrohet një arsenal armësh në banesën e 57-vjeçarit

24 Korrik 2015, 07:57, Kronika CNA

Pas një hetimi disa mujor, policia e Pukës ka bërë të mundur sekuestrimin e një arsenal armësh në banesën e 57 vjecarit, P.Mhilli.

Blutë bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar 2 automatikë, 380 fishekë, 2 granata. Gjithashtu në banesën e 57 vjecarit janë gjetur edhe 1 kallëp tritoli dhe 7 skeletë metalikë armësh.

Policia sqaron se janë vënë në pranga poseduesit, Roland 25 vjeç dhe Klodjan Mhilli 19 vjeç. Gjatë marrjes në pyetje, ata thanë se se armët i kanë fshehur vite më pare. Materialet për hetim më të plotë, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Pukë.

Lajmet e fundit nga