Connect with Us

Presidenti Obama nis viziten ne Afrike

Bota

Presidenti Obama nis viziten ne Afrike

Publikuar

-

Presidenti Barak Obama mbërrin sot në Nairobi të Kenias, ku do të marrë pjesë në Takimin Global të Sipërmarrjes. Gjatë qëndrimit në Afrikë ai pritet të nënvizojë shtimin e shkëmbimeve ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës Nënsahariane.

Kenia është vendlindja e babait të zotit Obama. Ky është udhëtimi i parë në Kenia i zotit Obama gjatë mandatit si president, duke e bërë këtë një ngjarje shumë të bujshme.

Vizita po zhvillohet vonë në mandantin e presidentit Obama, siç mendohet për faktin se Presidentit Uhuru Kenyatta ballafaqohej me akuza për krime kundër njerëzimit. Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve e pushoi çështjen për shkak të mungesës së provave. Dy presidentët kanë në plan të takohen gjatë qëndrimit të zotit Obama në Kenia.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Nuk ndalet koronavirusi/ Shkon në shtatë numri i viktimave në Itali

Publikuar

-

Nga

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronaviusi në Itali.
Ka shkuar në shtatë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Sipas mediave italiane, viktima e shtatë është një grua 80-vjeçare e cila ishte shtruar në një spital në Milano.

Deri tani raportohen 230 persona të prekur nga koronavirusi ndërkohë që 50 mijë qytetarë mbahen ne karantinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump pritet të emërojë një ambasador të ri në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump tha të djelën, se do të emërojë një ambasador të ri në Gjermani.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, presidenti e konfirmoi se Ambasadori Grenell do të vazhdojë të shërbejë si i dërguar i posaçëm për bisedimet Kosovë Serbi.

“Do të emëroj një ambasador të ri në Gjermani. Ambasadori [Grenell] do të vazhdojë [si i dërguar për Kosovën dhe Serbinë] pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme, por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende”, tha presidenti duke iu referuar marrëveshjes së fundit për rihapjen e transportit hekurudhor e rrugor Kosovë-Serbi.

Presidenti Trump e emëroi të mërkurën e kaluar Ambasadorin Richard Grenell si kreun e përkohshëm të zbulimit kombëtar, ndërsa është duke kërkuar për një kandidaturë për drejtor të përhershëm.

LEXO EDHE:  Vizita zyrtare e Ramës në Kroaci/ Firmoset marrëveshja strategjike

LEXO EDHE:  Kryeministri i Izraelit viziton Shqipërinë në nëntor

Presidenti i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për vizitën e tij në Indi./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi/ Gjashtë të vdekur në Itali

Publikuar

-

Nga

Mediat italiane raportojnë se ka shkuar në gjashtë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Mësohet se viktima e gjashtë është një grua, në Brescia.

Nga ana tjetër, numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali, ka shkuar në 224.

Lombardia është zona me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se për shkak të frikës nga koronavirusi Milani duket se është zbrazur: shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët.

LEXO EDHE:  Tensionimi i situates, Netanjahu anulon viziten ne Gjermani

LEXO EDHE:  Tensionimi i situates, Netanjahu anulon viziten ne Gjermani

Ndërkohë në Itali janë gjithsej 5 zona të infektuara në Itali të cilat po përballen me izolimin dhe me panikun ndaj virusit vdekjeprurës.

LEXO TE PLOTE